Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Virgjëreshë apo.... Poezi!
Sat Jul 13, 2013 4:22 am nga Admin

» Steven Seagal paditet për dyshimin e mbajtur skllave të seksit
Tue Apr 13, 2010 7:12 am nga Admin

» 9 dite sex dhe perseri e virgjer!
Sun Jan 31, 2010 2:10 am nga Admin

» Shoqëria sekrete e Masonëve në Shqipëri?
Sat Nov 07, 2009 7:03 am nga jola

» RROFTE 5 MAJI
Fri Sep 18, 2009 6:59 am nga Vrases

» MANASTIRI I ZVERNECIT
Mon Aug 24, 2009 1:14 am nga Admin

» CILI ESHTE "LUBIA" FACEBOOK!
Sat Jul 18, 2009 1:16 am nga Admin

» Vritet deputeti socialist i Roskovecit si edhe i komunes Bubullime, Fatmir Xhindi! (zona 068)
Thu Jun 11, 2009 10:27 am nga Moderni

» Sir Alex Ferguson
Sun Jun 07, 2009 5:04 am nga Admin

» nje vit pa dritan hoxhen
Mon May 25, 2009 12:34 am nga jola

Affiliates
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Affiliates
Sondazh

KONGRESI I LUSHNJES DATEN E FILLIMT TE PUNIMEVE TE TIJ E PATI ME:

13% 13% [ 6 ]
15% 15% [ 7 ]
68% 68% [ 32 ]
4% 4% [ 2 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 47


Virgjëreshë apo.... Poezi!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Muzgu! Virgjëreshë apo.... Poezi!

Mesazh  Admin prej Sat Jul 13, 2013 4:22 am


LIDHJA JONË...

Në tel po thyhet mjegull e zbehur,
Kjo lidhja jonë sa qenka tretur,
Të dy bashkë më ne nuk do jemi,
Hidhërimin e ndarjes pranë do të kemi.
























SYTË E TU...

Sytë e tu si janë se di,
Më lenë shpesh në vetmi,
Në të kafe, blu a ulli,
Përqendrohem veç tek ti.

Mos më lër të vetmuar,
Zemra është e turbulluar,
Eja sonte të festojmë,
Mbrëmjen bashkë ta gëzojmë.

Pa ty jo nuk mund të rrihet,
Eh...! vështirë pa ty të flihet,
Të rrimë bashkë sa të agojë,
Le të flasë bota ç’të dojë.















KOHA E VRENJTUR (meditim)

Koha e vrenjtur në qiellin me re,
Shiu i butë bie...tej po shkrep një rrufe,

Në pamjen time sot u shfaq diçka e re,
Në dhomë më erdhi trumcak i shkretë,

Trumcaku i vogël nga frika po dridhej
Në duar e mora, ai strukej e mblidhej,

S’të bëj keq o trumcak i gjorë,
Më thuaj ç’të ngjau ty në këtë orë?

Një krismë pushke si vetëtimë qiellin çau,
Oh!..më plagosi këtu tek krahu.

Fluturimin donin mua të ma prisnin...
Dhe lotët mbi faqka filluan ti shkisnin.

Plagën shpejt ia mjekova,
Hop nga dritarja e lëshova.

Pas disa ditësh tek unë ai erdhi,
Çukiti dritaren me sqep tek cepi.

I lumtur ish dhe gjithë gëzim,
Me vete kish një tjetër ngushëllim.

Të dy ata luanin e qeshnin,
Ashtu të lumtur mua më përshëndesnin.




MENDIMET

Shumë mendime më vijnë tani,
Të klith, a të qaj si fëmijë...,

Territ të natës fytyrën t’ia çjerr,
Me thonjtë e mi gjakun t’ia nxjerr.

Fytyrën të përlotur t’ia shoh,
Sa të bukura janë mendimet e natës...oh....

Gulçimës së pushkës,
T’i hapim fjalët e zemrës.

Me plumba e bajonetë,
Që na shpojnë thellë e më thellë

Ato që njeriu nuk i vë në jetë,
Në shpirt mban brengën për jetë.

Oh..! Por këto janë veç mendime,
Eh..! Eh...! I shkreti njeri rron me kujtime.









TY

Në shtratin tim rri e shkruaj,
“Poezi” për një të huaj.

Që dikur e njohur, e vëzhguar,
Por më shumë e dashuruar.

Më ka vrarë thellë në shpirt,
Më ka lënë shumë të trisht.

Zemrën mua ma ka bluar,
Më ka lënë, pa lexuar.

E ka ndarë në shumë pjesë,
Për pak mua po më vdes.

Shumë orë qëndroj në vetmi,
Por pa të... jo s’mund të rri.












SHËTIT!

Po del sonte ti nga Vollga,
Del shëtit, ti pa mua,
Mos u thuaj gjë shoqeve të tua,
Më mirë për ty se sa për mua.

S’merakosem shumë për fjalë,
Jam i fortë, pra jam djalë,
Nesër do të bëhem burrë,
Nuk kam frik s’lëkundem kurrë.

Kthehu shpejt të të shoh,
Se veç zemrën ti ma ngroh,
Eja shpejt dhe mos vono,
Veç për mua ti mendo.

Shko të flesh e të qetësohesh,
Që me mua të takohesh,
Mbylli perdet dhe dritaret,
Hape zemrën të shuajmë zjarret.










SHIU (MEDITIM)

Nga dritarja rri e vëzhgoj, shiun që xhamat bulëzoi, oh...sa bukur....! Kur piklat e ujit si vesa e mëngjesit, mbi mashkat xhamit nisin e rrjedhin, Të veshura nga fryma ime, ashtu si pa kuptuar zhytem në mendime, kujtoj fëmininë time, kur thahesha pranë sobës me dru, dhe mendja vërtitej, nuk e di se ku, furnela me vajguri qëndronte vigane, me fitilat e saj që veç tym lëshonin, llamba me vaj përpiqej më kot të thyente terrin e natës, që si hajdut kish ardhur, Rrobat e lagura i flakja në një cep, dhe të rejat shpejt i ndreq, ftohtë ishte atë ditë kur unë ty të takova, zgjata dorën....ta shtrëngova, shpejt me fjalët ja fillova, ....zemrën doja të ta fitoja..., “Oh...! jeta ime, mjaft mashtrime, nuk durohet me mallkime, Duhet të bëhesh trime të më duash, “zemra ime” Unë të dua ty përjetë të dashuroj me të vërtetë, ulem tashmë e po shkruaj, se për ty vazhdoj të vuaj, ike se kështu ti doje, zemrën time të copëtoje, të paktën “Lamtumirë” të më thoje.









VETMI A FITORE

Vetmia ka mbytur shpirtin tim,
Por si një hije më mundon,
Dhe në rrugë të gabuar,
E ndiej se më çon.

Kjo hije si errësirë,
Nga pas po më ndjek,
Fshihet dhe del,
Shpejt nga kjo jetë.

Në vetmi dhe trishtim,
më dukej shpesh vetja,
Kur pa pritur erdhi “Kometa”
Hija u shpërnda larg “Murit” tim.

“Kometa” shpëtimtare pranë mu ul,
Në zemrën time zuri një vend,
Aty fort si shtizë u ngul,
pas meje vjen në ç’do kënd.

Kometa ndrit më shumë se meteori,
Nga errësira në dritë më nxori,
Shkëlqen më tepër se ai diell,
Dhe shpirti im gjë për hijen më nuk ndjen.

Ndrit, rrezaton, mbi njëmijë meteorë,
Diell që errësirën e largove!
Shkëlqe o yll që shumë shndrin,
Fitove vërtetë atë që quhet BESIM.

NJË TJETËR SHI

Nga dritarja në rrugë hedh sytë, e vështroj projektorët, që ndrijnë si diej, me dritën e thyer në xhamat e dritares sime, disa pika shiu nis e ndiej. Errësira kudo ka zënë vend, por shiu i imët se ç’më sjell ndërmend, me të vërtetë ky shi i butë, të lag flokët, zemrën ta këput, kanatat e dritares vazhdojnë të bulëzohen, ulur pranë rezistencës nis të ngrohem. Shumë vonë në shtrat më duhet të shkoj, një vëlla në një detyrë më ftoi. Shikoj në qiell, mos njoh ndonjë yll.... Por...e kotë, errësira është bërë pyll. Më duhet rezistencën ta largoj, se atje në detyrë do të shkoj, kështu edhe këtë natë do të kaloj, i pa gjumë por jo s’mund të mashtroj. Eh...! Kur vonë të kthehem nga ato punime, në zemrën time, të mos kem më “fiksime”, se pa gjumësia që nis të shtohet, është vështirë të largohet. Pse?!... Se..; ti që erdhe bashkë me shiun... Më lë pa gjumë mua të ziun.









NJË NATË NË MALIN E ULLINJVE

Një natë në Malin e Ullinjve, a e dini ç’ndodhi?
Ati dritën mbi fytyrën e Birit hodhi..!

Biri si Engjëll u ndriçua,
Fytyra dhe trupi shumë iu vezulluan.

Ishte lutja e fundit...,
Sepse nga dishepulli u tradhtua.

Juda me puthjen mëkatare iu lëshua,
Mbi Zotin si të ishte dragua.

Zoti e kuptoi tradhtinë,
se skribët dhe farisenjtë e paguan pabesinë.

Por kryqi i Tij më shumë u nderua,
Sepse vetë Zoti mbi të u gozhdua.

Pas “vdekjes” në kryq vëllezërit ikën e lanë,
e shumë prej tyre atë natë s’dihet se ku vanë.

Por të 3tën ditë engjëjt në këmbë i ranë,
Vdekjen dhe flamën e hodhën matanë.

Në qiejt, me re kur lartë u ngjit,
Tha: “Do t’ju dërgoj Ngushëlluesin të 40-ën ditë.”

Të pandarë fort duhet të qëndroni,
Të gjithë kombet të mësoni.

Bashkë me Atin në fron qëndron,
Jetën tonë Ai e vëzhgon.

E ndiejmë detyrë o Zot, Trininë e Shenjtë të nderojmë,
Dhe brez pas brezi Hyjlindësen të lavdërojmë.



















MËRZIA E SHIUT

Sot në ditë me shi,
ndjehem përsëri në vetmi,
shpesh më shfaqesh ti,
si yll, si perri.

Vetëm vuaj...,
për zemrën time, ti s’je e huaj,
sa të dua vallë...,
pse s’të shoh shpesh, po takohemi rrallë?

Vallë a nuk ma thua,
përse kaq shumë të dua,
se unë vetë nuk e di,
të lutem a s’ma thua ti?















NDJESI

Flokët dua të t’i ledhatoj,
Sytë dua të t’i shikoj,
Faqet dua të t’i fërkoj,
Buzët dua të t’i shijoj.

Gushën dua të ta kafshoj,
Qafën lehtazi të ta shijoj,
Mbi trupin tënd duart të shkas,
Se të dua ty pa masë.

Vogëlushe po t’mendoj,
Thellë në shpirt të të pushtoj,
Zemrën, fort të ta shtrëngoj,
Veçse ty të dashuroj.















TRUPI YT.

Ti e nderë ndodhesh mbi çarçafin e hirtë,
Dhe unë mbi trupin tënd gjendem i shtrirë,

Buzët tona pllaquriten,
Duar e këmbë përpëliten.

Aroma e trupit përhapet në dhomë,
Gjaku fort nis më vlon.

Trupi – trupin, po kërkon,
Syri – syrin po vështron.

Hunda – hundën po ngacmon,
Zemra – zemrën dashuron.














DUHET TË JETOSH

Vëlla, jeta është e bukur…,
cigarja e hidhur...,
ndarja... helm, vrer,
Ah! Dashuria është mjaltë kurdoherë,
Të ëmbëlson… dhe, të vdes pa e ndjerë.
























Në fusha për ty do të mblidhja trëndelinë,
Në zemrën tënde, gjeta ngrohtësinë,
Në sytë e tu, veçse çiltërsinë,
Në flokërat e tua, veçse miqësinë,
Në fjalët e tua, veçse mirësinë,
Në gjoksin tënd, veçse freskinë,
Në buzët e tua,veçse dashurinë,
Në trupin tënd..., veçse ëmbëlsinë.



















NJË

Një zile, për një “puthje”,
Një “puthje”, për një më “fal”,
Një më “fal”, sa për “mijëra fjalë”
“mijëra fjalë” për një “dashuri”,
Një “dashuri”, që nuk vlen, po nuk je “ti”.






















....DUA...!

Dua..., eh! çnuk dua,
Që në mëngjes të puth fort buzët e tua,

Fort dua të të shtrëngoj,
Faqet shpesh të t’i lëmoj,

Buzët, qafën, gushën, fort të t’i kafshoj,
Sa shumë të dua e shtrenjta ime moj.



















LAGIE

Në rrugë, i lagur nga shiu,
Ku të fshihem unë i ziu,
Poshtë kabinës telefonike,
S’ndiej lagie, ftohje, as mërzitje,
Sepse kërkoj zemrën e një “nevrike”.






















JO.., PA TY

Buzët e tua më japin kënaqësinë,
Zemrën tënde ndiej mbi kraharorin tim,
Aromën e gushës tënde dua të shijoj,
Ty, veç me vdekjen mund të të harroj.























S.M.S.

Një mesazh të dërgoj?!
Po vras mendjen dhe mendoj,
Sytë e bukur dashuroj,
Buzët dua të t’i provoj.

S.m.s, herë i shkurtër, herë i gjatë,
Me fjalë nge ti një pallat,
Lëri fjalët po me vepra,
s’na mjaftojnë vetëm letra.

S.m.s, nis fjalë shpjegon,
Pak nga pak gërmat mbarojnë,
Herët nis dhe e dërgon,
Një puthje, vjen t’falënderon.

Takohemi këtu, të përshëndes,
Eja të lutem po të pres,
Me oraret kij kujdes,
UPS! Ndodh të vijë dhe me vonesë.

S.m.s-në kur e dërgon,
Shpejt me zile shoqëron,
Ji i sigurt që të shkojë,
Në takim mos të vonojë.!






MONOLOG

Telefon, or telefon,
Ti me zilet më ngacmon,
Ditë e natë më shqetëson,
Pse fytyrën s’ma tregon?

Fjalët e tua porsi kristal,
Ndjenjat, shpejt po mi ngjall,
Ah! prapë ti më qetëson,
Veç me zërin që kumbon.

Po më mban në emocion,
Kur nis zilja tringëllon,
Zemra fort fillon gulçon,
Për tek ti rend e vrapon.

Përse vallë ky pasion?!
Nis një vajzë e dashuron,
Flet, qan, qesh me emocion,
Zëri i saj të ledhaton.

Sa më shpesh e dëshiron,
Edhe gjaku nis e vlon,
Djeg e pjek, veç zjarr prodhon,
Veç një puthje se provon.

Të vlon gjaku! Dashuron!
Të ftoh era! Shiu njom!
Rri i heshtur kë kërkon!?
Ah!... për zogëzën po mendon.


MIDIS

Midis mijëra sysh,
Sytë e tu dallova.

Midis mijëra buzësh,
Buzët e tua njoha.

Midis mijëra vajzash,
Ty unë të veçova.

Ti je e imja,
Prandaj të dashurova.
















VEÇ

Me ëmbëlsinë tënde,
Dua të zgjohem çdo mëngjes,
Mbi kraharorin tënd,
Kokën të mbështes,

Ty dua të përshëndes,
Buzët e tua që mjaltë janë,
Dua gjithmonë të kem pranë,
Dhe pastaj të vdes.



















PSE!?

Sot qielli e deti,
Pse janë veshur gri!?

Pse, ashtu si unë,
Dhe ata kanë mërzi?!

Unë, befas e gjeta,
Larg meje je ti,

Po deti dhe qielli?
Unë nuk e di, në je e zonja a s’ma thua ti?!

















MË THUAJ?!

Sytë dua të t’i shoh,
Fort buzët të t’i ngroh,
Nga gjumi s’dua të të luaj,
Rri në shtrat e mos u druaj.

Nëse rri dhe zhveshur je,
Aty mbi trupin tënd mua më ke,
Më puth se shumë po vuaj,
Jam i yti, s’jam i huaj.



















PIRATERI ZEMRE

Zemrën pirate kërkoja dikur,
Të çiltër, të pastër, të bukur,
Sytë e akullt, t’më jepnin kënaqësinë,
I ashpër, i vrazhdë kërkoja ku ishe futur,
Në detërat e pafundme qëndroje e strukur,
Tani që e gjeta, jetoj lumturinë,
E mira, e vogla, që sjell dashurinë,
Është e shtrenjtë, dhe “unike”,
Unë shpesh e quaj “nevrike”.


















Ç’ËSHTË DASHURIA!?

Dashuria është trëndafil,
Që edhe gjembat i bën të derdhin lot,
Lotët që bien si gjak në tokë,
Në tokën djerrë, ku lulëzon veç lulja e çiltërsisë, miqësisë dhe dashurisë.






















...PO...

Po vuaj për ty,
Ζemra gjak po më pikon,
Po lufta për jetën!?
Eh! po ajo gjithmonë... vazhdon.























ERRËSIRË

Vetmia të shkatërron,
Errësira të verbon,
Unë mbetem gjithmonë,
Ai që ty të dashuron.























BRENGË

Mes konjakut dhe cigares,
Sot unë gjeta lumturinë,
E vështirë është që të ndahesh,
Të harrosh dashurinë.

Pa ty jeta qenka zi,
Ferr, e tmerr që kush se di,
Nuk e di as unë as ti,
Ai që e vuan, këtë gjë mirë e di.




















PA TY

Nëse jeta pa ty ende sot vazhdon,
Dije shumë qartë se mirë s’kalon,
Jam në hall, e jam në vuajtje,
Kafet, alkoolin, cigaret, më si flak dot tutje.

S’mundem jo se s’kam fuqi,
Më ka mbytur furtunë dhe mërzi,
Dhe pse unë ty të lashë,
...eh! sot në ëndërr ty të pashë.

O yll, o hënë, o dritë, për ty lotoj çdo ditë,
Për të të harruar, larg më duhet të ikë,
Pse faji gjithmonë jetim mbetet?
Ah! Se njeriu vdes dhe kujtimi s’tretet!














DEDIKIM

Ishte kob, ishte zi,
Ishe ende i ri, ishe “fëmijë”,

Barra e shtëpisë ty vëlla të ra,
Emigracioni “eja” të tha.

Rrugët e vegjëlisë or mik shkolla na i bashkoi,
Përse sot ky “lumi” nga ditët e mira ty të mori?

Pas shumë vitesh ne përsëri u mblodhëm,
Shkollën fillore ndër mend e sollëm.

Kaluan kujtimet në klasën e tetë,
Dhe ora kalonte, e qielli ngrysi retë.

Kujtimet kaluan në të mesmen shkollë,
Ti ishe prezent në zemrën tonë,

Vitet sot vazhdojnë pas shkollës së lartë,
Disa me diploma të tjerë emigrantë.

Veç sot, ti mungon vëllai ynë,
Që jetën “lumi” ta bëri syrgjyn.

Kujtimin tënd nderojmë më shumë se kurrë,
Që dje ishe i mitur, sot… do ishe burrë.

Atë ditë “kobin” asnjë se besonte,
se më i miri, dhe më i vogli mungonte.

Sa herë mblidhemi në shoqëri,
në mesin tonë nuk mungon as ti?

Aty ku ne sot vijmë të “vizitojmë”
S’kemi or vëlla se si lot të mos çojmë.

Gjithmonë kur prindërit e tu i takojmë,
Eh... lotët fshehtas nga zemra pikojnë.

Jetën ta morën, nga ne të ndanë,
Kujtimet, për ty, asnjëherë si lamë.

I le ti prindërit, motrën, vëllanë,
Por shoqëria, do t’i ketë gjithmonë pranë.

Djali më i ri sot po mungon,
Është një shoqëri që kurrë s’të harron,

Për këtë frikë të mos kesh,
Përjetë pranë nesh do të jesh.

Ky DEDIKIM i kushtohet EDMOND GJONIT, vëllait, mikut dhe shokut më të vogël në grupin tonë.






VIKTIMË

Jetoje jetën ti pa mua,
Sa shpejt u venitën fjalët “të Dua”,
Mëshira ime nuk ka më vlerë,
Se e humba zemrën time të një herë.

Nuk është e lehtë ty të harrosh,
Jeta ime sa vjen e bëhet më bosh,
Kujtimet e vjetra sot po flaken në kosh,
Ah, ky alkooli s’të lë të mendosh.

Duhej një ndarje e shpejtë dhe me vuajtje,
Një kafe ekspres tani pihet turke,
Alkool shijon! Cigaren thith deri në fund!
Natë e errët...dera e shtëpisë nuk duket kurrkund.

Zemra e çarë, e çoroditur,
Të zitë e ullirit vuan që e mitur,
Në krahët e mi doja, të kisha rritur,
Të ishe ti viktima?! Asnjë se kish ditur.!









VIRGJËRESHË APO....

Përse më mundon...?
O djersë e kulluar që sot gjak lëshon!
Me sytë e tu veçse më vëzhgon,
Ky trupi yt për një zjarr më fton.

Që e vogël dashuroje,
Kujt hilè ti si doje,
Zemra jote dëborë ishte,
S’kishte diell që ta shkrinte.

Erdhi sot një natë e zezë,
Yjet, hëna, vrapin ndalën,
Kurthi ishte në një festë,
“virgjëresha” s’mbaka fjalën?

Dashurisë që i besoje,
Të goditi atë natë,
Me thonj tokën ti e çore,
Qaje, s’klithje..!, ishe “mat”.

Ishte dhunë mbi trupin tënd,
Shtangur ngele n’atë vend,
Në batak shtrëngon dhëmballë,
Për ty flasin mijëra fjalë.

Dikush erdhi si i marrë,
Po kureshtja villte zjarr,
Dashuronte djali i mbarë,
Virgjëreshë apo....

Erdhi, dritë të të sjell,
Të të largoj nga ky terr,
Virgjëreshë apo...,
Sot u zhyt vet në ferr.

Turfullon e djeg si zjarr,
ka shkalluar, është bërë i marrë,
Ty të donte, s’kishe të sharë,
Jetën mbylle sot në varr.

Virgjëreshë apo.....
Do të dojë ai për jetë,
Trupin sot një tjetër ka...,
Por jo zemrën... nuk ia blen as me para.

Ai qan dhe përgjërohet,
Që “dënimi” të të zbohet,
Ti jeton si t’ishe mbret,
Ah! i mjeri, sot po gdhihet nëpër klubet.

Ishe ti ajo hajdute,
Zemrën shpejt ia rrëmbeve,
Virgjëreshë apo....,
Sot jeton ti sipër reve.








SIKUR

Sikur ta dije se ç’ishte vdekja,
as ti, as një, s’do ta kishte provuar,
dhe mua si çekan më rrinte mendja,
që s’pata mundësinë ty ta kisha larguar.

Kush qe ai që të mori tani?
Nga unë të hoqi, sot të mban në robëri?
A mos qe djall, a Ferr i zi?
Dikur të çmendur, sot në mërzi?!

E hidhur ishte për të dy,
Unë jam akoma me lot në sy,
Ti ike me nder e lavdi,
mendja o yll më rri veç tek ti.

Ditë të lumtura dhe për mua do të vijnë,
Muajt e afërt do të hapen kufijtë,
Pa vizë, a doganë më pranë do t’më keni,
vetëm të dy si dikur do të jemi.











“ARMIKUT”

Në lokal ulur rri,
Dhe ndez një DUNHILL,
Reklama, shpirti tregtisë,
Jo s’është stili im.

Një tavllë e nxirë,
Dhe plot tym duhani,
Ngjeshur përmbi buzë,
Shtrëngohet filxhani.

Shumë e menduar,
Dhe gazeta pranë,
Tavllë e mjeruar,
Mbushet me katran.

Ora nuk të shtyhet,
Kur s’ke miken pranë,
Zemra që të thyhet,
“Ngushëllimin” gjen, tek ty, o, duhan.











XHA KOLIT

Djalin që për 12 vjet e prite, me ankth dhe në ngashërim. Më në fund arrite burrë ta shohësh, dhe pse kur u largua ishte ende i vogël, si të gjithë u iku i mitur, tashmë të kthehet burrë dhe i rritur. Erdhi.., por këtë herë vet i dytë, priste prind të bëhej dhe gjyshi ti gëzohej, por gëzimin e ditëve të bukura të aromës pranverore, do të ishte edhe lumturia e fundit që djali do të jepte me aq gjallëri. Shumë shpejt ti nipin doje të shikoje, por vdekja e zezë këtë gjë nuk e lejoi. Xha Kolë si të thërrisnim, dhe shumë pranë të qëndronim qoftë për të marrë ndonjë lajm të ri, që së bashku të gjithë ne të gëzonim për gjetjen e djalit të ri. Këtë herë të vështirë e kemi ta besojmë se sa shpejt erdhi vdekja hajdute, dhe nga ne të mori e të largoi. Sepse ditët e njeriu në tokë qenkin si dallgët e detit, që të pret krahëhapur dhe në mes të gjirit të rrëmben e thellë të shtrëngon, për asnjë çast të vetëm ai nuk të lëshon. Udhëtoi djali i vogël gjithë natën, dhe me natën iku, për një grusht dhe mbi trup të hidhte, dhe për në banesën e fundit ai të të përcillte. E dëshiroje baba ta shikoje, dhe gjysh për të parën herë të ishe, por, jo, vdekja e zezë pranë do të ishte, dhe këtë lumturi nuk donte të ta linte.



DASHURISË

Shumë poet për ty kanë shkruar,
Dhe askush nuk t’ka shpëtuar,
Sa, e sa, ti ke përpirë,
Shumë të tjerëve u vë brirë.

Për ty bota është në zi,
Sa ke vrarë, ti e di,
Dogje Trojën, Kartagjenën,
Kleopatrën dhe Elenën.

Shumë sot të kanë zili,
Thonë të gjithë s’ka si ti,
Dhe pse vjen me ligësi,
Të jep shumë ëmbëlsi.

Sa të tjerë ty të duan,
Shumë kombe seç u shuan,
Futet bota në hasmëri,
Veç për pak “DASHURI”











NATË PA HËNË


Gjithmonë të pres,
Me gëzim të përshëndes,
S’më lë ti të vuaj,
Etjen tek ti mund ta shuaj.

Puth buzët e tua,
Etja më shumë mu shtua,
Të të ndiej ty parfumin,
Gjeç belanë më prishe gjumin.

Netëve pa hënë,
Vjen ti pa më thënë,
Si lugat më përpin,
Dhëmbët më ngul në shpinë.

Ti je vajzë mizore,
Zemrën seç ma përvëlove,
Netëve pa hënë,
Pa ty vetmia më tremb.

Netëve më vonë,
Hëna na bashkon,
Se ka një qëllim,
Bashkë zgjuar të rrimë.





KRYELARTËSIA

Netëve të gjata,
Nën flladin pranveror,
Sandalet me taka,
Fustanin nusëror.

Ecje kryelartë,
Për mua s’mendoje,
Të vëzhgojnë shumë beqarë,
Trupin nise të ekspozoje.

Por jo, moj belhollë,
Ktheji sytë e shikomë,
Lajka ty të bën, e gjithë shoqëria,
Të duket vetja, si Miss SHQIPΕRIA?!.

Një ditë me shi,
Baltë edhe llucë,
Rripi prej meshini,
Nga mesi t’u shkëput.

O mami, minifundi,
Fort ulërite,
Ndalim qarkullimi,
Oh! çfarë ekspozite.

Pleqtë dhe të rinjtë,
Që plot nur vëzhgonin,
Niseshin në shtëpi,
Por jo, këmbët s’donin.


Që prej asaj dite,
Je bërë vashë e mirë,
Litrin e alkoolit,
Gjallë se e ke pirë.

Me veshje serioze,
Tashmë kur kalon,
Pak si tekanjoze,
Asnjeri s’të shikon.

Një re lozonjare,
Qesh e luan me ty,
Skenari pa pare,
Na ndeshi të dy.

Kokën shpejt e ule,
Nga turpi u skuqe,
Seç të kishte hije,
Ty moj buzë burbuqe.

Fytyrën të preka,
Prej duarsh të mbërtheva,
Lotët të të fshij,
Kohën më kujtove, kur ishe fëmijë.

Ja, pra, rastësia,
Më dha një mundësi,
T’i harrojmë të gjitha,
Veç për dashuri.


KUR FATI...!

Kur fati, s’të do,
Një tjetër dashuro,
Sa më shumë që ta duash,
Aq më tepër do të vuash.

Kur fati, të braktis,
Ndër “lule” të eglendis,
Nuk do më njeri,
Po veç flirt dhe dashuri.

Fati, pak fat po të kish,
Do ishte i butë, s’do të bëhej bishë,
Edhe sikur gjithçka të mos shkonte,
Bisha e egër s’do të turfullonte.

Njeri mjeran,
Me fatin katran,
Kur vetë fati, fat kërkon,
Dhe bota e ndyrë s’di ku po shkon.

Por fati, më nuk të vjen,
Ngado kërkoje, por nuk e gjen,
Pas tij së renduri një ditë do lodhesh,
Vetëm në varr kockat të shlodhësh.

Kur fati s’të do,
Për të më mos lufto,
Pse nuk kupton ti o rob i ngratë,
Fatin e mirë sot e paskan gratë?!.



KRISHTLINDJE

Më shumë se 2000 vjet,
Thellë në Vithlehem,
U lind Perëndia,
Brenda në një Shpellë.

Si djep kishte Grazhdin,
Miq ato pak kafshë,
Rroba kish pelenat,
Acar bënte jashtë.

Me frymën e tyre,
Kafshët seç e ngrohnin,
Josifi me Marinë,
Krishtin e mëkonin.

Magët prej së largu,
Erdhën t’vizitonin,
Ar, Temjan dhe Miro,
Kryepriftit t’i dhuronin.

Engjëlli si yll,
Që i udhëhoqi,
Përmbi shpellë ndali,
Sa mbërriti tek Zoti.

Engjëjt lajmëtarë,
Me himne gëzimi,
Lajmëruan barinjtë,
Tek Zoti të vinin.

Në ditën festive,
Na u lind një Mbret,
Prandaj ju urojmë,
Krishtlindjet! Gëzuar,
Gëzuar për shumë vjet.





NJË KANDIL

Një kandil me pak vaj,
Dobët nis edhe ndriçon,
Flaka zbehet si e pa faj,
Erën nis dhe e sfidon.

Një kandil me pak vaj,
Që çdo kush e ka në gjak,
Shpirtin di se si ta mbaj,
Me besimin që ka flakë.

Çdo njeri që t’afërmin do,
Buzëqeshje i dhuron,
Jep lëmoshën për këdo,
Se vetë Zoti e bekon.

Një kandil me pak vaj,
Nis të mbushet pak nga pak,
Trupin nis ai të lajë.
Veç Ai ta jep dhuratë.












TAKAT E TUA

Aty mbi takat e tua,
E gjithë bota në këmbë mbahet,
Kush i dëgjon ato hapa,
Dhe nga fryma jo.., nuk ndalet.

Aty nën takat e tua,
E gjithë bota nis e dridhet,
Kush t’shikon e prush nuk ndizet,
Veç të prek vithet e tua.

Aty ku ti ecën ngadalë,
Era nis të fëshfërijë,
Kush përpiqet të ndal vallë,
Ke marrosur të tërë fshanë.

Aty mbi takat e tua,
Nis kërcet një trok i lehtë,
Gjoksi yt por si një ftua,
Lum ai që fat, ta ketë.

Aty mbi takat e tua,
Që çdo kush do të afrohet,
Me parfumin të kundrohet,
Dhe të luaj me flokët e tua.

Kush nuk do ty të të ketë,
Ndër të tjerë i pari t’jetë,
Të të mbaj porsi trofe,
Askush mos të të prek.


Findet të kanë shumë hijeshi,
Përvëlon ti çdo njeri,
Kur vëzhgon, vëzhgon me shije,
Lë ti pas pluhur e hije.

Me qerpikët vezullues,
Dhe me sytë që shumë shndrijnë,
Me fustanin provokues,
Mijëra sy po të përpijnë.

Zemra seç u emocionua,
Lotët rrjedhin por si krua,
Buza fort u bashkua,
Për të thënë fjalën: “TË DUA”.



















DETI

Sot ky det i trazuar,
Po më lë të vetmuar,
Buzë plazhit unë mendoj,
Për atë që dashuroj.

Valët ngrihen, shkumëzojnë,
Me inat turfullojnë,
Kaltërsia po humbet,
Unë mbetem në bregdet.

Po sodis unë bukurinë,
Qiellin, rërën, detin vështroj,
S’mund humbas mrekullinë,
Valët...ikin edhe vijnë.

Një peizazh fantastik,
Brenda mbart pak erotik,
Deti kurrë nuk bëhet mik,
Riviera jonë të huajt mahnit.

Me furi nis deti shfren,
Dhe pse nxin të ngazëllen,
Nuk njeh, ai politik,
Por do veç urbanistik.







MREKULLIA E VJETËR,
DHE PLAKA E RE

Në fshatin tim të lindjes,
Me emrin e BUBULLIMËS,
Qëndronte zbukuruar,
“KOMUNA” Veneciane, me gurë të latuar.

Prej vitesh i jepte vendit një tjetër hijeshi,
S’mundi të jetonte në demokraci,
Sot si për mrekulli,
Në truallin e saj ngrihet një shtëpi.

Gurët dhe mundi i mjeshtërve Venecian,
Sot më së miri kasolle bagëtish janë,
Zili seç e kishte vetë mbreti Zog,
Viti 93, sot e dergj përtokë.

Komuna e re, ndodhet pak më tutje,
Si nuse e stolisur, por është demode,
Fasada kryesore, bukur bojatisur,
Myku lulëzon, sa shiu ka nisur.

Brenda rregulluar,
Dhe me pllaka e shtruar,
Dritare e dyer krejt alumini,
Parmakët betoni, ou model “STALINI”.

Si humbe traditën,
Ti o fshati im,
Kur nuk ruan të mirën,
Prano veç mallkim.

Ju o bashkë fshatarë,
Që s’donit kulturë
“Plakës” veneciane,
Si si latë një gur.

Ti komunë e re,
Gjithmonë do jetosh,
Mrekullinë e vjetër,
Kurrë s’dο konkurrosh.























RRAPI I ZONJËS

Sa shumë legjenda, për ty janë shkruar,
Rrënjët me flori seç të janë shtruar,
Gërshetat e artë, zonja t’ka huazuar,
Rrobat e trupit ndër dhè ka mbuluar.

Shumë “zbulues” seç paskan dëgjuar,
Me makineri tek ty kanë gërmuar,
Por asnjë prej tyre asgjë s’ka zbuluar,
Vallë misterin a e kanë pranuar?!.

Kjo legjendë dhe sot po vazhdon,
Ja që i patundur ti në këmbë qëndron,
Kushdo nga larg që ty të vështron,
Psherëtin lehtas dhe më tej shkon.

Nga shtëpi e beut vazhdon e shikon,
Se del zonja tek ai ballkon,
Trungun t’vijë t’lëmojë,
Nën hijen tënde ajo të pushojë.

Ti mor Rrap shumë vjeçar,
Më qafë shumë e shumë ke marrë,
Pleq, gra, burra, djalosharë,
Vallë a ka florinj në arë?

Shumë vazhdon e mundon,
Me Legjendën që s’pushon,
Qindra vjet e po flasin,’
Gërmojnë shumë e gjë s’po hasin.


Vazhdon toka sot punohet,
Dhe njeriu që robtohet,
Dhe nga lodhja gjë s’fiton,
Ku janë paret a na e tregon?!.





























FSHATIT TIM

Në mes të Myzeqesë,
Fshati im ti shtrihesh,
Gjithkush të përshëndet,
Në fushën e blertë mbi të cilën shtrihesh.

Dhe rruga kryesore,
Që të kalon pranë,
Kisha madhështore,
Të fton sa më pranë.

Aksin kryesor,
Bukur uzurpon,
Lushnjën dhe Fierin,
Mirë i komandon.

Kthesën nga e majta,
Nga Lushnja kur vjen,
Me tre kilometër,
Në zemrën tënde vjen.

Në mesin e fshatit,
Qendra shëndetësore,
Përgjatë bulevardit,
Posta kryesore.

Përballë lulishtes,
Ngrihet një muze,
Po vatrën e kulturës,
Ti më nuk e ke.


Shkolla që me dijen,
Pret nxënësit e rinj,
Sa breza mësuesish,
Ke nxjerr ti fshati im.

Si humbe traditën,
ti o fshati im,
Rrit brezin e ri,
Njëmijë e dyqind.

Shumë ke edhe shkrimtarë,
Por dhe Dhespotlerë,
Të dua fshati im,
Se aty kam lerë.



















MIKUT TË LIBRIT

Ngrihet herët në mëngjes,
Hap qepenat me kujdes,
“Miqtë” e vegjël i vështron,
Në duar i merr i ledhaton.

Ai që librin sot ka mik,
S’ka çe do një çiflig,
Ka gjetur ar, margaritar,
Ka zbuluar një thesar.

Fiton besë, e dituri,
Të flet plot me dashuri,
Të kritikon me ëmbëlsi,
Të jep shumë kënaqësi.

Mik i mirë dhe i nderuar,
Mirë se na ke urdhëruar,
Ç’dëshiron për të lexuar,
Ke nevojë për të të ndihmuar.

Ky brez sot, më shumë se kurrë,
Se ka mendjen për të lexuar,
Veç kapardiset si lejlek,
Sa në kafe, në internet.

Ai gjithmonë i papërtuar,
Vetë shumë libra ka botuar,
Shumë të tjerë ka ndër duar,
Sa e sa ka ndihmuar.


Është i zgjuar e fisnik,
Çdo njeri e bën mik,
Komunikon me urtësi,
Kush vallë është ky njeri.

Këto vargje Poezie i kushtohen “Mikut të librit” z. Albert Hitollari, Berat – Shqipëri.


























ABBA

Katër germa bashkë janë,
Brenda një mister e mbajnë,
Nuk është grup muzikor,
Por janë germa bashkëkohor.

AA po të radhiten,
Asnjëherë nuk mund të shqiten,
BB në radhë të parë,
S’do të kishte jo të sharë.

BA+BA,
Germat janë ngatërruar,
gërmëzoi me ngadalë,
Prit, duro se çdo të dalë.

Katër germa miqësisht,
Nuk takohen rastësisht,
Si të kishin dhe pak frik,
Dhanë një kod numerik,

BA+AB,
Nuk më sjell ndërmend asgjë,
AB+AB,
Pa koment nuk them asgjë.







JO – JO

Dikur ti luaje e qeshje,
Vajzë çapkëne por e ndjeshme,
O e mirë e mamit o,
Dil ti sonte më tako.

Dhe pse dje e vogël ishe,
“Lejen” në xhep për mua e kishe,
Që të dy kur rrinim tok,
Ziente bota e zhurmë plot.

Po sot vallë ç’të ka ngjarë?,
Mos ke rënë edhe je vrarë?,
Dikush vallë mos më ka sharë?,
Që s’të lënë pa bodyguard!.

Mos nga unë ty të ndanë,
Pse të ndodh, kur ishim pranë,
Buzëqeshjet u venitën,
Dhe mbi supe rëndojnë vitet.

Sot e shoqëruar ishe,
Sytë me lot mbushur i kishe,
Dorën zgjata të të takoja,
Kurrë më s’doja ta lëshoja.

Sytë që dikur më jepnin gëzim,
Lotët më lanë sot pikëllim,
Buzët fort seç tu mblodhën,
“Mbaje veten”,-fjalët hodhën.


Ishe një gjysmë zëri,
Seç u drodha unë i tëri,
Lotët doja që ti fshihja,
Por nuk mundja dot nga dhimbja.

S’mund të gjej ngushëllim,
Po një kafe kur ta pimë,
Do ti them nja 2-3 fjalë,
Zemrën ty ta kisha fal.
























MË THUAJ KUSH JE

Më thuaj kush je,
Se mirë nuk më njeh,
Ti shumë për mua ndien,
Se jeta ime pa ty nuk vlen.

Një ditë do të pendohesh,
Nëse pa mua fejohesh,
Shpresoj që të tërbohesh,
Kur me një tjetër të martohesh.

Sytë e tu shkëlqejnë si dielli,
Balli yt shndrit më shumë se qielli,
Kur ne shkollën të mbarojmë,
Shoqërinë do të kujtojmë.

Eja sot më shumë se kurrë,
Se pa ty po vuaj shumë,
Do të mbyt veten në lumë,
Në s’më pranon ti për burrë.












NUMBER ONE

Një qiell kaq të pastër, vetëm në Berat kam gjetur, mbi majën e Shpiragut, poezinë kam mbledhur, nën rrëzë të Tomorit, petët e lakrorit, në mes të Beratit, gjeta veç Osumin, përbri kish Goricën, përballë Mangalemin, përmbi një kodrinë motrën Kala, mbi muret klasik mban Tabin heroik. Një mbi një dritare ngjitur çdo ballkon, dhe me qindra Kisha vendin zbukuron. Një qytet muze, që shumë hijeshon, vlerat turistike bukur ekspozon. Veçse miqësinë kudo e takova, që nga Kombinati deri tek Uznova, më unë nuk durova prandaj dhe ju shkrova. Shumë u mahnita me këto çudira, Berati mbetet number one, për vashat më të mira.
















SAN VALENTINO

Si e kalove këtë San Valentin?
E edhe shiu ma shton mërzinë?!
Pse duhet që vetëm ti të ishe?
Ndoshta nga që pranë nuk më kishe!?

Pse ky San Valentin,
Duhet të të sillte trishtim,
Pse vallë ty që ishe shpirti im,
Nejse duhej të vuaje për fajin tim.

Pse pikërisht ajo të ishe ti?!
Pse vallë nuk plotësisht dashuri,
Nejse, brengat jeta i lë pas,
Për jetë emrin tënd të thërras.

Do të vij një tjetër San Valentin,
Puthje të dhurosh pa mbarim,
Do marrësh mijëra dhurata,
Edhe pse koha të lë me shtrëngata.

Nesër do vij një tjetër San Valentin,
Do të gjesh ti një tjetër ngushëllim,
Shpresoj të mos ketë fatin tim,
Të të bëj të gjesh lumturinë.







VETËM

Vetëm kurrë të mos jesh,
Shoqërinë pranë të kesh,
Sado i pasur që të jesh,
Pa miqësi legen bëhesh.

Jeta bëhet në shoqëri,
Kush e ka mirë e di,
Ai që servil është këtë ditë,
Nesër le të kullosë dhitë.

Kush pra bëhet dhe spiun,
Le të mbyt veten në lumë,
Kur të ndan shoqëria,
S’ka si të të dojë familja.

















VAJZA E REZERVUAR

Një ditë në punë shkoje,
Shpejt doje t’më harroje,
Paske qenë vajzë mizore,
Zemrën copë seç ma blove.

Po të pyesin shumë të tjerë,
Ty të “luten” si përherë,
Po kështu ishte e shkruar,
Për një “Benz” më ke harruar!?

Sa kujtime të dy kemi?,
Sa afër dhe larg jemi?,
Për një palë “Mercedes”,
Nuk të flet as mirëmëngjes.

Përse kështu më braktise,
Përse jetën ti ma prishe,
Përse doje t’më harroje,
Se nuk mbahesh as me roje.

Je ti sot pa mua?!
Pra, tani ti je penduar,
Me lotët e mi u mbush një rezervuar,
Përlotem se akoma “të dua”.







EH, TË PAPRITURAT?!

Në jetë ka të papritura,
Jeta s’është gjithçka,
Jeta është si fëmijë,
Po preke i ziu ti.

Nejse, ajo shkon edhe vjen,
Kurrë nuk ka asnjë stacion,
Respekto atë që ndien,
Se dhe tjetri s’të duron.

Kur të marrësh vesh të vërtetën,
E ke humbur të gjithë jetën,
Atë që sot e ke pranë,
Ka bërë lanet gjithë dynjanë.

Jeta është veç një e poshtër,
Nuk paska kurrë ajo kufi,
Si të ishte veç e ndrojtur,
Nuk të lë pa shoqëri.












NATË

Sonte është natë e errët,
Drita e hënës akoma s’ka ardhur,
Rruga është dhe e përpjetë,
Pse duhet të jesh nga të tjerët e varur?!

Jeto në liri,
Jeto në shoqëri,
Kurrë mos u kthe,
Po nuk gjete punë atje.

Jetoje jetën se vjen veç një herë,
Jetoje të mirën se është pranverë,
Jetoje të sotmen se nesër nuk vjen,
Këtu do gjesh servilë dhe legenë.

















DJE, SOT, MOT

Sot megjithëse drita s’ka,
Bashkë me ne është errësira,
Po të vuash gjë nuk ka,
Gropën ta bën dhe shoqëria?.

Ej ne sot do të festojmë,
S’kemi më ç’të harxhojmë,
Tapë jemi, të tërbojmë,
Dhe këtë natë bashkë ta çojmë.

Jemi vetëm, ne pak vetë,
Grupi po mbetet i shkretë,
S’na bën përshtypje, për të tjerë,
Na ka mpirë kokën, kjo verë.

Nëpër plazhe kemi shkuar,
S’dimë me kë jemi ngatërruar,
Nëpër pellgje biem e qeshim,
Drita s’ka, shajmë KESH-in.

Fjalët më kot ne i harxhojmë,
Askush nuk na shikon,
Fjalët plumb mbi vërshojnë,
U shajmë Partinë që e votojnë.

Sot me tjetrin bëhesh hasëm,
Jo me plumb që ta godasësh,
Veç po i shave Partinë,
Shpejt thërret dhe policinë.


Injorantë kudo do gjesh,
Është bërë KUVENDI lesh,
Një idiot me “Sllon” kalon,
Shoku deputet, as të shikon.

Deputeti që mbush xhepat,
S’ju ka dhënë një “Skodë” gurë,
Se ai vetë i mbush kuletat,
Shihni mbillni arën grurë.

Për ta votoni o të mjerë,
Po u vjen qumështi erë,
Se rrugë, ujë edhe drita,
Po jua jep ju politika.



















TË NDJEJ FTOHTË

Si dikur më ti nuk je,
Një ndryshim ti e ke,
Seç je bërë më histerike,
Për Partinë Socialiste.

Të ka marrë ty mendja erë,
Del e merresh me fushatë,
S’do t’ia dish për ne të tjerë,
Direktiva ditë e natë.

Kapardisesh si këndes,
Zë një vend atje në podium,
Mjelëse lopësh në “mëngjes”,
Sot ngre zërin “kush jam unë”.

Dje me viça kooperative,
Deri në brez me bajga ishe,
Qumësht me bidonë mbushje,
Sot përkrah atë që n’dhé të fuste.

Mirë ta bën, kur tru nuk ke,
Varrin vetes ti ia bëre,
Ku do vesh pas kësaj fushate,
A ..... paç fatin e një kurve.

Ti që s’ke zanat, as punë,
Dhe tërë natën pi valjum,
Këtu të doli boja fare,
Se s’të bënë sekretare.

Sot me sy njeri s’të shikon,
Ti po, bën sikur s’kupton,
Veç të mira ti na le,
Pse na le të gjallë mbi dhé.





























AURORA

Vajzës me faqet si dëbora,
Me vështrim si pre shigjete,
Elegante kjo Aurora,
Të shkel syrin, fap buzëqeshje.

Me dy duart si floriri,
Veshur dhe me bluzë liri,
Seç të merr qafë gjiri,
Minifundi, del kërciri.

Dhëmbët rruazë, vringëllojnë,
Buzët ndezur “zjarr” të thonë,
Bukur shtati lulëzon,
Meskëputura vjen e shkon.

















KAPITENES

Yllin vëzhgoja që nga hapësira u shkëput,
Fytyra më shkëlqen si e një fëmije,
Zemër e shkretë u dogj, u zbut,
Sepse vetëm pa ty…, ajo s’mund të rrijë.

Ti për mua je Hapësira Yjore,
Je Rruga e Qumështit që mbi ne kalon,
Je ajo që më përvëlove,
Je astronautja që anijen më drejton.






















AH.., TRËNDAFILI?!

Me një gonxhe trëndafili emrin tënd shkrova,
Me petalet e tij emrin “Si dëbora”
Ah…, për pak se harrova,
Gjembat e tij për buzëqeshjen tënde i përdora.

























BUZËQESHJE?!

Një buzëqeshje vret,
Një buzëqeshje shpon,
Ajo gjithmonë lëndon,
Zemrën e helmuar që veç gjak pikon.



























ME

Me buzët e tua një trëndafil formova,
Me puthjen tënde veç petalet e tij,
Me sytë e tu që vezullonin, si shkëndijë,
Me xhelozinë tënde, shumë TË DASHUROVA.


























JU

Për ty më mori malli,
Larg teje seç mu blua xhani,
Për vuajtjet që JU kurrë s’na i qani,
Veç dini të na shani.

Ju që vetëm telenovela shihni,
Nga dera shtëpisë “bëni” sikur dilni,
Por për JU vajton çdo zemër djali,
Vdeksha për ty moj sorkadhe mali.





















SA MIRË PA DRITA‼!

Në natën e qetë hëna që shndrinte,
Vezullonte aty ku errësira na përpinte,
Laguna ndriçohej nën shkëlqimin tënd,
Puthmë e dashur se më lojte nga mend.



























“YLBERIT”

Në harqet e ylberit,
Nën dritën e diellit,
Qetësia që vjen pas rrebeshit të shiut,
Falmë një buzëqeshje si çdo të riut,

Me flokërat e tua që të luaj dua,
Shkrumb u bëra për buzët e tua,
Jepmi që shuaj etjen,
Se veç ti ma largon vdekjen.






















“MIKESHËS”

Ec moj mike s’ke ç’mendon, tashmë në këtë orë të vonë, mos t’ka lënë kush pa racion?, me studimet si po shkon?, nesër mos të dalë gjumi vonë, në shkollë jo, shpejt, nuk shkon? Ups nëse sot s.m.s – në po e lexon, qesh tani sa nuk është vonë, tjetër kush të lajkaton, por dikush nuk të harron, qesh tani sa nuk është vonë, mundësi të dytë më s’të ofron.























ME GJITHËSINË TËNDE

Me trupin tënd qiellin do çaja,
Me sytë e tu akullin do shpërndaja,
Me buzët e tua diellin do të shkrija,
Me faqet e tua të miat të shpija.

Me lotët e tu një çaj do të pija,
Me qerpikët e tu folenë do të ngrija,
Me dashurinë tënde ëndrrat do të përzija,
Me ty pranë t’më largohej mërzia.






















VEÇ TY.

Me trupin tënd doja të pushtoja botën,
Me sytë e tu të eksploroja qiellin,
Me faqet e tua krejt yjet,
Me buzët e tua do të përvëloja vetë diellin.


























TI MË JEP SHPESË

Se hëna iku,
U fsheh…, se ku…,

Mëngjesi agoi,
Trishtimin më largoi,

O yll i mëngjesit mos të të kap paniku,
Veç zemra ime e di se sa të dashuroj.























PAGJUMËSI PRANVERORE

Qëndroj në dritare…..,
Gjumi akoma s’po më zë…,
Hënën jam duke vëzhguar…,
Me vajzën më të bukur s’ka të krahasuar.

Veç për ty jam duke menduar,
Ti…., që më bën të vuaj,
E di që me ndjenjat s’mund të luaj,
Thellë në zemër të kam shkruar.






















SKALITJE

Të skalita ty në zemër,
Si skalitësi që gdhend gurin,
Nuk mund të ketë tjetër emër,
Se veç ti i vure shulin.



























MEDITIM

Qëndroj mbi parvazin e dritares mbështetur, siç qëndronim të dy bashkë dikur, shikoj që shiu sapo ka pushuar, dhe mbeten seç pellgje të vogla në rrugë, asgjë pothuajse nuk ka ndryshuar, dhe atje ku uleshim unë ti, sot qëndron një tjetër lypës, që pret ti falë dikush dashuri, po ja dhe gjethet e pemëve filluan të bien, dhe, era lajkatare i përdredh si ti dojë qejfi, gota e konjakut mbi tavolinë e pa prekur mbeti, sepse dikush nuk ishte që të ngrohej muhabeti. Por përsëri një rrufitje e gota shkon e vjen, dhe ti që sipas qejfit oraret i len, sot dhe pse bashkë nuk jemi, të kaluarat sado pak të freskëta i kemi.
Mos u mundo më mua të më kërkosh sepse e di fare mirë që vendin tim ti nuk e lë bosh, prandaj dil sot nga jeta ime, se nuk mund të jetojë më me trillime.












BASHKË

Natën e mirë, o shpirt o dritë,
Fike llambën mbylli sytë.

Jam i vetëm në një pyll,
Nuk kam frikë se t’kam ty yll.

Ti je ylli polar që mua më ndriçon,
Zemrën fort kjo ma gëzon.

Se vetmia nuk është lojë,
Veçse ty të dashuroj.




















KOHË E TRAZUAR

Me një cigare në dorë,
Në një kohë të trazuar,
Qerpikët e tu moj sy shkruar,
Shumë më kanë përvëluar.

Ditë për ditë ti më përvëlon,
Fort si zjarri po më rrënon,
Një tërmet po më dërgon,
Buzët fort kur i kafshon.






















KUJTIMET PËR VOGËLUSHEN

Sa shpejt kaluan vitet,
Edhe ne u rritëm,
Shakatë e lezeçme,
Na shoqëruan edhe këto ditë.

Këtë shoqëri,
Shpresoj ta vazhdojmë,
Të tillë miqësi,
Asnjëherë t’mos e harrojmë.

Pak rreshta të shkrova,
Se më nuk duroj,
Për ty u mundova,
Se të admiroj.

















ME TY SHKOJ LARG.

Kur jam me ty shiu nuk më lag,
Kur jam me ty acari nuk than,
Kur jam me ty dielli nuk bën vap,
Kur jam me ty hëna nuk përgjon,
Sepse veç zemrën time ti e dëgjon.


























LUMTURI FALSE

Një fjalë doli nga buzët e tua,
Mbi mua lulëzoi si trëndafil,
Malli më dogji të gjithin mua,
Të dua shumë o ylli im.

Ti je ajo që më vodhe dashurinë,
Prej varrit po sot ti më ngrite,
Që ti ike e më lë thjesht një viktimë,
Themelet edhe më fort mu tronditën.

Nga ty se prisja këtë thikë,
Më dhe mua veç gëzim,
Kur ti kalon e nuk më sodit,
Unë kam veç hidhërim.

















NGROHJE

Dielli ngrohu Hënën e verdhë si ftua,
Ajo me rrezatimin e saj më ngrohu mua,
Unë plot dashuri, të ngroha ty,
Veç vdekja mund të na ndajë të dy.



























TI JE MAGJEPSE

Yjet që për ty u ndalën,
Hëna vështrimin përmbi ne hodhi,
Mbi faqet e tua një pikë loti rrodhi,
Buzët e mia veç jotja i freskoi.



























DHURATË PËR TY

Një lule këputa ta dhurova ty,
Fort mi ngulite ti ata sy,
Një puthje shkëputa veç ta jap ty,
Buzët e tua më thanë jepmë dy.



























DO TË PENDOHESH

Dy ditë ke që nuk më flet,
Po më shkatërron mua të zinë,
Mos u bëj ti hundëpërpjetë,
Se ti jetën po ma nxin.

Dëm sot vetes po i bën,
Po lë ti një djalë çapkën,
Nesër me tjetrin kur të martohesh,
Mos harro se nuk do pendohesh.






















BUZËVE TË TUA

Mijëra buzë provova,
Mijëra vajza dashurova,
Asnjëherë s’u dorëzova,
Veç nga ty u përvëlova.



























PËRSËRI TY

Nga sytë e tu të kristaltë, një lot rrodhi drejt hapësirës së pafundme të kënaqësisë së faqeve të lëmuara dhe buzëve trëndafili, zemra ime që fort u drodh, duart që donin sa më shpejt të mundnin për të të ofruar në kraharorin tim. Ti, që afroheshe kokulur duke qarë, dhe sytë e mi që s’ngopeshin, këtë skenë duke parë. Ti erdhe dhe kokën mbështete mbi gjoksin tim, buzët e flakta më lë si kujtim.





















SHEFES

Bukurinë ke si virtyt,
Si pallua i ngjyen sytë,
Si laraskë rri e krekosur,
Me pasqyrën je vrerosur.

Ti që dje doje para,
Ja dhe sot me “Benz” u bëre,
Kur dje haje trahana,
Sot bakshishe lë ndër kameriere.

Kalit mbrapsht ti i ke hipur,
Nuk e di se ku je nisur,
Ndodh gjithmonë të ta kenë hipur,
Kur bën shefe një brekëgrisur.

















BUKUROSHES ËNDËRRIMTARE

Foton ke sot si kujtim,
E ke bërë si kartolinë,
Fort shtrëngon, puth,-kafshon.
Por më kot dhimbja s’kalon.

Kurthe ngre për çdo të ri,
Veç u merr fotografi,
Ekspozitë të hapësh ti..?
Nuk guxon të vij njeri.

Me fytyrë engjëllore,
Por me zemër prej mashtruese,
Shumë të rinj në qafi i more,
Sot për xhaxhot je “kuruese.”

















LULJA IME

Një lule të bukur kërkova, ajo ishe ti,
Shijimi i jetës sime do të jesh veç ti.

Një hënë e zbehtë, që na ndriçon,
Një zemër e vogël që ty të kërkon.

Të lutem e dashur për mua në mendon?!
Veç një PO nuk mjafton, puthmë ti fort me plot pasion.






















.…KUJTIME….

Vajza e vogël zemrën ma mori,
Një puthje për të ajo më fali,
Me dorën e saj timen e mori,
Me të lehtas faqet e saj ledhatoi.

Me sytë e saj lotët mi fali,
Buzët që befas u deformuan,
Belbëzoi vajza diçka nga malli,
Heshtje…! dy trupa që fort u bashkuan.






















PREMTIM

Veç ty të dua, këtë ta premtoj,
Dhéu kurrë s’do mund të më tresë,
Edhe sikur hëna në diell të shkoj,
Unë për ty përsëri do të vdes.



























DINAKES

Dinakja e vogël hodhi një fjalë,
Djali i mirë e priti plot mall.

Një fjalë që ai shumë gjatë e priti,
U tret, u thinj, gjithë jetën e prishi.

Eh…, shumë kohë ashtu duroi..
Dinakja e vogël kurrë si tha: Të dashuroj”























KATILES

Pas shumë vitesh ti u shfaqe,
Erdhe fodulle si dikur,
Buzëqeshja jote tepër dinake,
S’do e kish duruar as edhe një gur.

Por sot pas teje dikush rendte,
Me siguri ndonjë tjetër fatkeq,
Kush i rezistoi grackës tënde,
Që si furrë të nxeh të pjek.

Katile vazhdon të tregohesh,
Me këto mend ti kurrë s’martohesh,
Bukurinë që po humbet,
As për pleqtë s’ke më lezet.

















TAKIMI I PARË

Në takimin tonë të parë,
Atje ndër mullarë me barë,
Me meze e me raki,
Pije unë e pije ti.

Të mbuluar nga bari ishim,
Qejfin tonë nuk e prishnim,
Pimë gjithë atë raki,
Edhe bëmë pak dashuri.

Rrinim shtrirë në mullarë,
Po të ishe vajzë e mbarë,
Në takimin tonë të parë,
Nuk do mbeteshe më barrë.

















JETA

Jeta nuk është thjesht një aventurë,
Jeta nuk është thjesht një shëtitje,
Jeta nuk është thjesht një poezi,
Jeta nuk është jetë po nuk ka dashuri.



























SYTË E TU

Sy që vrasin, kur të shikojnë,
Sy që të mundojnë, kur vezullojnë,
Zemrën e djegur, që kurrë nuk të lëshon,
Që gjakun fort ta përvëlon.


























DY

Dy yje që rrezatojnë,
Dy mbretër që ëmbël shikojnë,
Dy jemi, vetëm nuk mund të jetojnë,
Dy buzë që vetëm zjarr lëshojnë.

Dy persona duan dashuri,
Dy zogj që kërkojnë ëmbëlsi,
Dy bletë që nektar mbledhin,
Dy jetë që s’kanë kuptim pa njëri-tjetrin.






















SDUDENTES

Një vajzë të vogël dikur unë njoha, e çiltër, e pastër si dëbora, shumë shpejt nisi ndryshoi, në Itali ajo përfundoi, zemrën time fort ajo e lëndoi. Përse më braktise, nga unë u largove, doje ti të më lije, dhe në Itali atje ti të studioje. Për ty studentja ime, më vijnë radhë shumë mendime, ti më braktise, me skaf larg u nise, ti moj studente, që je e pa fre, ti që më braktise dhe n’vetmi mua më le, atje ku dje, do realizoje skenarë, sot në atë vend pastron trotuare.




















TË PABESËS


Ty që pabesisht më godite,
Kaq shpejt ti më braktise,
Xheloze dhe nevrike,
Për tu njohur u deshën vite.

Ty që sytë, tu errësuan nga pasuria,
Sot s’paska vlerë dashuria,
Më godite me thikë pas shpine,
Më ke lënë veç hidhërime.

Ku të njoha unë ty!?.
Pse i dashurova ata sy!?.
Bukuroshe ti në botë,
Sot më mbush ti sytë me lot.!

Ku të gjeta unë i ziu,
Që u shkriva si qiriu,
Si kandili që djeg vajin,
Pasuria e ka fajin.

Se ke problem me tjerë të dalësh,
Dhe shaka shumë të tepruara,
Të ka shkuar jeta ty prej shalësh,
Fatin e mirë sot e ka kurva.






PA NJËRI – TJETRIN

Buzëmbrëmja ra,
Dhe ti që u venite,
Malli që ngadalë u shua,
Ti u martove dhe mua s’më prite.

Kush të gënjeu ty,
Që nga unë të largoheshe,
Dhe pse fajtori është po aty,
Ti mirë duhet të mendoheshe.

Çdo gjë sot mori fund,
Pa njëri-tjetrin askush nuk mund,
Dhe bashkë sot nuk jemi,
Në mes nesh ndihet helmi.

Ti që mamanë tënde dëgjove,
Vetë nuk arrije të vendosje,
Mua shumë më lëndove,
Veten tënde shkatërrove.

Ja, pra, fjalët ku të çojnë,
Shumë të tjerë të shkallojnë,
Do të vuash një ditë për ç’thua,
Eh…, do jetë vonë, nuk bën për mua.







NATYRA QAN

Një petale ra nga trëndafili,
Këngën ndërpreu bilbili,
Një lot që befas u shkëput nga sytë e tu,
Ti, që më prishe jetën mu.

Por sot që vjeshta erdhi e egër,
Pemët shtruan tapetin e gjetheve,
Parfumi yt ndër rrobat e mia ka mbetur,
Zjarri i oxhakut të pret për ta ndezur.

E gjithë streha jonë sot është e zbehtë,
Edhe dëbora nuk zbardh si dikur,
E bukur por mendjelehtë,
Veç pija s’të tradhëtokërka kurrë.

















ZILI PËR TRUPIN TËND

Deti i kaltër që të përshëndet,
Valët e trazuara që trupin tënd përkëdhelin,
E kush mund ti rezistonte trupit tënd,
Dhe vetë ajri nuk guxon të të prekin.

Ju që shkëlqeni si zjarri,
Dhe dielli që të ka zili,
Kush të pa dhe nuk ndez si prushi,
Do të vdisje ti çdo të ri.





















PRANË TEJE

Në petalet e trëndafilit,
Me fluturën që pranë i qëndron,
Pikat e vesës së mëngjesit,
Dashuria e ëmbël që prej stresit të largon.

Ti që dremit në heshtjen tënde,
Dhe unë që të sodis me ëndje,
Nga gjumi nuk dua të të zgjoj,
Veç më pëlqen flokët të të ledhatoj.





















PËRKËDHELJA E NËNËS

NËNA, që në jetë na solli, me dashurinë e saj na mëkoi, me qumështin e gjirit na ushqeu, duart e saj që të ngrohin kur flokët të përkëdhelin, me asgjë tjetër në botë e dashur NËNË ty s’mund të të krahasosh. Ti që je e vetmja ajo që gjakun tënd e ke ndarë me ne, askush nuk mund të jetojë pa e përdorur këtë fjalë kaq të thjeshtë por shumë jetëdhënëse, të gjithë fëmijët që të kanë shumë të lumtur janë në këtë dhe, shumë të tjerëve ti NËNË e dashur u mungon, dhe pse ata sot janë rritur, por thellë në shpirtin tënd ti nuk i ke braktisur. Je pranë tyre kurdoherë, në jetë dhe në vështirësi, ti NËNË e bukur dhe e dashur që gjithmonë fal veç ëmbëlsi, falu të gjithëve atë dashuri që veç ti e di. NËNË; është dhe, fjala e parë që çdo fëmijë i porsaardhur në jetë nga ty, NËNË, ti që të gjithë i trajton me të njëjtën dashuri, sot NËNË, ata fëmijë kanë me të vërtetë nevojë më shumë se çdo tjetër njeri. Ja, pra, NËNË, bëhu e gjallë dhe në krahët e tu merri fëmijët e munguar, përkëdheli fëmijët e tu të harruar, hapi krahët, që në gjirin tënd ti marrësh për ti pushtuar, ti shohësh që janë rritur, falu dashurinë që ata gjithë jetën kanë pritur.

Kushtuar fëmijëve jetim; që kurrë nuk patën mundësi të ndiejnë përkëdhelinë e NËNËS.

_________________
Nuk lejohen sharjet dhe ofendimet, prandaj këtu do të gjeni më të mirën[/b][b]

Admin
Admin
Admin

Male
Numri i postimeve : 36
Age : 35
Tirane : TIRANË
Reputation : 0
Registration date : 17/10/2008

Character sheet
SONDAZH: VALUE
FREE SMS: VALUE
LAJME/GAZETA DHE TV SHQIPTARE: VALUE

Shiko profilin e anëtarit http://www.muzgu.your-talk.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi