Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Virgjëreshë apo.... Poezi!
Sat Jul 13, 2013 4:22 am nga Admin

» Steven Seagal paditet për dyshimin e mbajtur skllave të seksit
Tue Apr 13, 2010 7:12 am nga Admin

» 9 dite sex dhe perseri e virgjer!
Sun Jan 31, 2010 2:10 am nga Admin

» Shoqëria sekrete e Masonëve në Shqipëri?
Sat Nov 07, 2009 7:03 am nga jola

» RROFTE 5 MAJI
Fri Sep 18, 2009 6:59 am nga Vrases

» MANASTIRI I ZVERNECIT
Mon Aug 24, 2009 1:14 am nga Admin

» CILI ESHTE "LUBIA" FACEBOOK!
Sat Jul 18, 2009 1:16 am nga Admin

» Vritet deputeti socialist i Roskovecit si edhe i komunes Bubullime, Fatmir Xhindi! (zona 068)
Thu Jun 11, 2009 10:27 am nga Moderni

» Sir Alex Ferguson
Sun Jun 07, 2009 5:04 am nga Admin

» nje vit pa dritan hoxhen
Mon May 25, 2009 12:34 am nga jola

Affiliates
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Affiliates
Sondazh

KONGRESI I LUSHNJES DATEN E FILLIMT TE PUNIMEVE TE TIJ E PATI ME:

13% 13% [ 6 ]
15% 15% [ 7 ]
68% 68% [ 32 ]
4% 4% [ 2 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 47


MANASTIRI I ZVERNECIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Muzgu! MANASTIRI I ZVERNECIT

Mesazh  Admin prej Mon Aug 24, 2009 1:14 am

Çdo mëngjes kur dielli ndriçon kreshtën e
Shashicës e çdo mbrëmje kur ai zbret pas në Adriatik, ajo qëndron
gjithmonë aty, duke mbretëruar e vetme në heshtjen e saj, që prishet
herë pas here nga erërat e vakta të Adriatikut, Jonit, apo Lagunës, të
cilat nuk e prishin aspak qetësinë e kishës së manastirit të Shën
Mërisë së Zvërnecit.
Ndërkohë gjithçka është mbuluar tashmë nga tisi
I mjegullës që harresa e kohës e solli edhe këtu. Ndoshta zoti e di çka
ndodhur në të vërtetë.
Themeluesi i jetës manastiriale ishte Pakomi
i cili lindi dhe jetoi në Egjipt gjatë shekullit IV. Ai krijoi
komunitetin e parë të njerëzve që jetonin të veçuar dhe i
përkushtoheshin vetëm besimit. Këta njerëz u quajtën murgj dhe jetonin
në kuvende, nga ku i largoheshin jetës së përditshme dhe kërkonin në
vetmi paqen dhe qetësinë. Ata kishin si detyrë kryesore që ti luteshin
zotit së bashku kurse pjesën tjetër të kohës e kalonin duke ju
përkushtuar zejeve, shkrimit të librave, kopjimit të traktateve,
veprimtarive të tjera, etj.

Pakomi përcaktoi edhe rregullat e
para të këtij shërbimi siç ishin: betimi, besimi, dhe bindja ndaj
kryemurgut . Manastiri është një institucion I veçantë që vepron Brenda
kishës si organizatë fetare zyrtare. Ai përbëhet nga një objekt në
formë katërkëndëshi ku në qendër të tij është vendosur kisha, e cila
zakonisht mban emrin e një figure të Panteonit Kristian. Kisha
rrethohet nga një oborr I gjerë rreth të cilit janë vendosur një kishëz
më e vogël, banesat e murgjëve, mensa (trapezeria), punishtja, depot,
stallat, etj. Manastiret ndërtoheshin në vende të veçuara, dhe të
mbrojtura larg qendrave të banuara. Në ta zhvillohej monakizmi, jeta e
murgjeve , që zyrtarisht nisi në vitin 471, kur Murgu Italian Benedeto
i Norçias formuloi “Rregullin e Mjeshtrit”, I cili rregulloi
veprimtarinë e jetës monastike. Manastiri I parë u ndërtua në Kampanjë
pranë Napolit prej tij në vitin 530. Megjithatë Manastiret rrethoheshin
nga ndërtesa dykatëshe dhe mure të lartë. Ato kishin disa porta por ajo
kryesorja ishte e tipit monumental e paisur edhe me kullë fortifikimi.

Njerëzit
që jetonin në Manastire quheshin murgj. Ata ishin persona që në mënyrë
individuale e kishin braktisur jetën e përditshme dhe I ishin kushtuar
këtij shërbimi, për të arritur bashkimin me zotin. Nën drejtimin e
kryemurgut (Abatit, Igumenit) ata bënin një jetë të thjeshtë, të
bindur, dhe të përkushtuar. Në manastire ishin hapur shkolla, ishin
ngritur punishte etj, ishin krijuar anekse të veçanta për të sëmuret
psiqike. Pranë tyre zhvilloheshin panaire, ndërsa në to murgj të
specializuar shkruanin libra, kodike, traktate si dhe kopjonin vepra te
autoreve te shquar. Në rrethana të tilla në manastire u realizuan
kodike, ikona, afreske, epitafe dhe vepra të tjera artistike e
kulturore. Diku rreth shekullit të VI kjo traditë nisi të aplikohej
edhe në vendin tonë, duke krijuar traditën e saj edhe në rajonin e
Vlorës, ku nuk mungonin vendet e përshtatshme dhe të vetmuara për
ngritjen e manastireve. Të tilla ka patur në: Shashicë, Marmiro
(Orikum), Dhërmi, Sazan, apo murgj të veçuar kanë jetuar në pjesë të
Karaburunit.

Sipas studjuesit të saj Pr.Dr. Aleksandër Meksit
kisha e Shën Mërisë së Manastirit të Zvërnecit është e tipit “kryq i
lirë” me kupole. Ajo mbart në vetvete dy faza ndërtimi, duke u veçuar
në pjesën e vjetër dhe atë të re. E vjetra përbëhet nga Naosi (salla)
dhe Narteksi (parasalla). Naosi ka formën e një kryqi të lirë, ku
krahet lindore dhe perëndimore janë më të gjatë se krahët jugore dhe
veriore. Ai përbëhet nga absida, një protezis gjysmërrethor dhe
diakonikoni. Pjesën më të madhe të tij e zë tamburi me kupolën, i cili
është ndërtuar me gurë e copa tullash të vendosur me llaç midis tyre.
Narteksi është pjesa tjetër e ndërtimit të vjetër që përfaqësohet nga
një zgjatim katëërkëndor. Ndërsa pjesa më e re e kësaj kishe përbëhet
nga ekzonarteksi (Portiku)dhe këmbanorja.

Ekzonarteksi është
ndërtuar me të njëjtën teknike si pjesa e vjetër e kishës dhe është
shtuar më vonë. Fasada e tij përbëhet nga shtatë harkada të mbështetura
në gjashtë kolona, të cilat janë ndikim i arkitekture romake në atë
bizantine. Në pjesën perëndimore të kishës ndodhet këmbanorja, e cila
mund të jetë e të njëjtës kohë ndërtimi me ekzonarteksin. Restaurimi i
fundit i këtij objekti është bërë në vitin 2003. Per percaktimin e
kohes se ndertimit te kesaj faltore kristiane ekzistojne disa mendime.
Studjuesi shqiptar A. Meksi argumenton se kisha i perket shek XIII-XIV.
Ndersa çifti i studjuesve austriake Helmut dhe Herta Bushhausen mendon
se koha e ndertimit i perket shek. te X. Kurse nje tjeter studjues
Krauthemeri mendon se ky tip e ka marre stilin arkitektonik nga
mauzoleumet romake dhe eshte ndertuar larg qendrave urbane midis
shekujve X-XI. Kjo ide duket interesante sepse çuditerisht brenda
kishes ne naos ndodhet ne dyshemene e saj edhe nje pllake varri. E
shkruar ne greqishten Bizantine, ajo ka sherbyer si mbulesa e nje
sarkofagu, i cili ose ka qene aty qysh ne fillim, ose eshte marre nga
ndertuesit per tu vendosur ne dyshemene e salles se kishes. Autori
Theofan Popa duke ju referuar shenimeve te Historianes Bizantine Ana
Komnena mendon se: varri duhet te kete qene i Dukës Argjiro KARANXHAS,
i cili u dërgua në këtë rajon në shekullin e XI nga Perandori Bizantin
Aleks Komneni.

Argjiro Karanxha ishte komandant i gardës
Perandorake Bizantine (Eteriarh). Ai u dërgua në vitin 1091 nga
Perandori Aleks Komneni me mision në Durrës, i paisur me dy letra.
Njëra ishte për Joan Komnenin Dukën e Durrësit, ndërsa tjetra ishte për
parinë e këtij qyteti. Argjiro Karanxha u nis drejt këtij qyteti me
qëllim të dyfishtë. Si fillim ai do të dorëzonte letrën e parë, e cila
i kërkonte Dukës Joan, që të shkonte në Kostandinopol, për të dhënë
shpjegime, pasi dyshohej për veprimtari komplotiste ndaj Perandorit.
Qëllimi kryesor i Argjiros ishte ta bindte Dukën Joan, që të kthehej në
Kryeqytet dhe vetë të merrte kontrollin e Durrësit. Ndërkohë që letra e
dytë me të cilën Perandori e kishte ngarkuar Karanxhasin ishte tepër
sekrete. Atë ai do ta përdorte në rast se vërtetohej fakti se Duka Joan
ishte vërtet komplotist. Atëherë Argjiro Karanxhas do ta përdorte këtë
letër, duke i kërkuar në emër të Perandorit Parisë së Durrësit ndihmë,
për të arrestuar Dukën Joan, që ishte njëkohësisht nip i Perandorit.
Por në këtë mision u përdor vetëm letra e parë, sepse Joan Komneni u
bind nga Argjiroja dhe u nis drejt Perandorit, që ndodhej në Filipol të
Bullgarisë. Këtu Perandori e priti dhe pasi u bind se akuzat e
përhapura për të nipin ishin të rremë, e nisi përsëri drejt Durrësit ku
e “thërriste detyra”. (Burime tregimtare bizantine për historinë e
Shqipërisë, shek X-XV, Tiranë 1975, fq fq 107). Ky ishte njoftimi që na
jep në librin e saj Aleksiada (vëll II. Lib VIII, 7.8 fq 19-23)
historiania bizantine Ana Komnena për misionin e Komandantit Argjiro
Karanxhas, i cili u dërgua në Durrës për të marrë drejtimin e kësaj
theme në vitin 1091. Argjiro duhet të ketë qëndruar në Durrës për një
periudhë të shkurtër pothuajse dy mujore. Për fatin e tij nuk dihet gjë
se ç’ndodh më tej. Por erdhi dita kur studjuesi i monumenteve të kultit
kishtar i ndjeri Theofan Popa, publikon në librin e tij: “Mbishkrime të
kishave të Shqipërisë”, një mbishkrim nga Kisha e Manastirit të Shën
Mërisë në Zvërnec të Vlorës. Mbishkrimi ndodhet në dyshemenë e sallës
së kishës mbi një pllakë varri prej guri gëlqeror të gjatë 1.87 m e të
gjerë 0.67 m. Ai është vendosur në një fushë të sheshtë. Pllaka anash
është zbukuruar nga imitimi i dy kolonave korintikë, sipër të cilave
qëndron një hark. Mbishkrimi përbëhet nga 3 rreshta dhe përmban këtë
tekst: “Këtu prehet Kondos Karanxhas, burrë fisnik me preardhje prej
një fisi fisnik, degë fisnike”. Poshtë mbishkrimit dora e e një
skulptori ka gdhendur me shumë art një kafkë njeriu, rrethuar prej një
gjarpri e të kurorëzuar prej dy kockash simbol i cili nuk është
shpjeguar deri më tani.

Ne librin e tij “Kalaja e Kanines dhe
shkrime te tjera” Eqrem Bej Vlora citon nje kronike anonime normane
“Breve cronaca normanna”. Sipas saj gjate fushates Normane te vitit
1081 Boemundi i Tarentit pasi pushtoi Vloren, rrethoi edhe keshtjellen
e Kanines. Njerezit e tij e binden gruan e komandantit bizantin te
keshtjelles qe ta eleminonte te shoqin dhe te hapte portat e forteses.
Keshtu u veprua dhe gruan tradhtare e shperblyen per kete gje. Por kur
ne Vlore zbarkoi Robert Guiskardi, i ati i Boemundit, ngjarjet moren
nje tjeter rrjedhe.

Duke degjuar kete ndodhi ai dha urdher qe
gruan tradhtare ta burgosnin ne Manastirin e ishullit te Zvernecit.
Kete fakt sipas autorit te mesiperm e citon edhe kryepeshkopi i Ohrit
Dhimiter Homatjani ne librin e tij “Biografi e shkurter”, botuar ne
vitin 1230. Histori të tjera që lidhen me këtë objekt janë edhe ato që
tregohen për Patrikun e Kostandinopojës Shën Nifonin, i cili kaloi një
periudhë kohe duke shërbyer këtu gjatë shekullit të XV.

Ndërkohë
në vitin 1932 në varrezën e vogël të këtij Manastiri u varros edhe
qëndistarja e flamurit kombëtar Marigo Pozio. Por historia me
interesante eshte ajo e gjetjes se ketij varri, i cili pas furise
ateiste te shkaterrimit te objekteve fetare, qe nisi ne vitin 1967
ishte braktisur dhe askujt nuk i shkonte nder mend se ku mund te
ndodhej ai. Nderkohe diku ne mesin e viteve 1980 ne adrese te sesionit
te kultures se rrethit te atehershem te Vlores erdhi nje leter. Ate e
dergonte nje plak nga Kolonja, i aferm i Marigo Pozios, i cili
kembengulte se ne varrezen e ketij manastiri ndodhej varri i Marigose,
i cili tek pjesa e poshtme kishte nje kryq hekuri te ngulur ne toke.
Nderkaq nisen menjehere kerkimet dhe keshtu u gjend varri i saj, qe sot
perben nje tjeter element qe i shton vlerat ketij manastiri.

_________________
Nuk lejohen sharjet dhe ofendimet, prandaj këtu do të gjeni më të mirën[/b][b]

Admin
Admin
Admin

Male
Numri i postimeve : 36
Age : 35
Tirane : TIRANË
Reputation : 0
Registration date : 17/10/2008

Character sheet
SONDAZH: VALUE
FREE SMS: VALUE
LAJME/GAZETA DHE TV SHQIPTARE: VALUE

Shiko profilin e anëtarit http://www.muzgu.your-talk.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi