Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Virgjëreshë apo.... Poezi!
Sat Jul 13, 2013 4:22 am nga Admin

» Steven Seagal paditet për dyshimin e mbajtur skllave të seksit
Tue Apr 13, 2010 7:12 am nga Admin

» 9 dite sex dhe perseri e virgjer!
Sun Jan 31, 2010 2:10 am nga Admin

» Shoqëria sekrete e Masonëve në Shqipëri?
Sat Nov 07, 2009 7:03 am nga jola

» RROFTE 5 MAJI
Fri Sep 18, 2009 6:59 am nga Vrases

» MANASTIRI I ZVERNECIT
Mon Aug 24, 2009 1:14 am nga Admin

» CILI ESHTE "LUBIA" FACEBOOK!
Sat Jul 18, 2009 1:16 am nga Admin

» Vritet deputeti socialist i Roskovecit si edhe i komunes Bubullime, Fatmir Xhindi! (zona 068)
Thu Jun 11, 2009 10:27 am nga Moderni

» Sir Alex Ferguson
Sun Jun 07, 2009 5:04 am nga Admin

» nje vit pa dritan hoxhen
Mon May 25, 2009 12:34 am nga jola

Affiliates
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Affiliates
Sondazh

KONGRESI I LUSHNJES DATEN E FILLIMT TE PUNIMEVE TE TIJ E PATI ME:

13% 13% [ 6 ]
15% 15% [ 7 ]
68% 68% [ 32 ]
4% 4% [ 2 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 47


CILI ESHTE "LUBIA" FACEBOOK!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Muzgu! CILI ESHTE "LUBIA" FACEBOOK!

Mesazh  Admin prej Sat Jul 18, 2009 1:16 am

Çfarë është facebook-u? Është një faqe interneti, tip ditari prezantues, ku njerëzit hedhin një profil të vetin, e ku zakonisht shkruajnë, kush janë, çfarë bëjnë, çfarë pëlqejnë, etj. Dhe përbri profilit, qëndrojnë edhe miqtë e tyre më të mirë, me të cilët shkëmbejnë foto dhe mendime on-line.
Manisë së facebook-ut, nuk i kanë shpëtuar dot, si njerëzit e thjeshtë, politikanët, aktorët, këngëtarët, e të gjitha llojet e kategorive, tashmë, mund t'i gjesh on-line. Mjafton të klikosh në adresën e facebook-ut dhe aty të kërkosh emrin e tyre, dhe të dalin para të gjithë. Atë që nuk mund ta bësh dot fizikisht, e bën virtualisht. Madje-madje, ka dhe nga ata politikanë, të cilët janë të palodhur, kur vjen puna për të komunikuar me "miqtë" e tyre në këtë mënyrë.
Në një vëzhgim që ne bëmë në internet, na rezultuan shumë njerëz të
njohur. Ishte e pamundur t'i publikonim të gjithë, por u munduam të sjellim disa nga emrat, të cilët zor se ka njerëz në Shqipëri që nuk i njeh.
E kishim të vështirë ama të gjenim se, cili ishte profili i vërtetë i tyre në facebook, pasi për disa nga politikanët të dilnin shumë profile, madje ka edhe profile me politikanë dhe burra shteti, që nuk jetojnë më, por që "prapa u vjen historia"...
Profili në Facebook, mund të jetë i vërtetë ose fals, në kuptimin që mund të jetë hapur vërtet nga personi përkatës, ose nga dikush tjetër që ka "luajtur" me emrin e VIP-it, duke hapur një profil për të. Një profil i rremë facebook-u, gjithsesi, dallohet. Zakonisht, në të tilla profile, mund të hysh lehtë, pa kode, pa pengesa. Kurse një profil real, ka "postblloqe" të shumta virtualë, ku nuk mund të hysh, pa njohur personin që e ka hapur, pa qenë në listën e tij të miqve, etj.
Historia e shpikjes 4-vjeçare me vlerë 16 miliardë dollarë dhe 100 milionë anëtarë
"Facebook", nisi për të lidhur studentët, tani është rrjeti social botëror
Facebook-u u themelua në 4 shkurt 2004 nga Mark Zuckerberg-u, atëherë student 19-vjeçarnë Univesitetin e Harvardit. Pas dy muajsh, ai ishte përhapur në shumicën e shkollave, dhe shumica e personave me adresë interneti universitare si (edu, .ac.uk, etj.) ishin të gatshëm
ta kishin për vete. Në 27 shkurt 2006, Facebook-u, ishte më i parapëlqyeri në shkollat e larta dhe në bizneset e mëdha. Nga 11 shtatori 2006, kush është mbi 13 vjeç, mund të marrë pjesë në Facebook dhe, pjesëmarrësit, mund të jenë pjesëmarrës në një ose më shumë rrjete, siç janë shkollat, vendi i punës, ose rajone gjeografike.
Dhe, kështu, qëllimi fillestar i Facebook-ut, për të mbajtur në kontakt mes studentëve të universitetit dhe liceve të të gjithë botës, tani është shndërruar në një rrjet social, ku përfshihen të gjithë përdoruesit e internetit.
Emri i sajtit, i referohet fotos me të dhëna të secilit anëtar (facebook-s), të cilën disa kolegje amerikane, publikojnë për studentët
e rinj, si mënyrë për t'u njohur nëpër kampuse dhe nga personeli. Sajti tani numëron mbi 100 milionë përdorues në të gjithë botën dhe vlerësohet në rreth 16 miliardë dollarë. Kompania "Sony", para disa kohësh, njoftoi se do të financonte një film kushtuar Facebook-ut, për
të treguar, se si ai kaloi nga një pikë e thjeshtë takimi on-line mes studentëve, në një rrjet social më të vizituarin në botë.

_________________
Nuk lejohen sharjet dhe ofendimet, prandaj këtu do të gjeni më të mirën[/b][b]

Admin
Admin
Admin

Male
Numri i postimeve : 36
Age : 35
Tirane : TIRANË
Reputation : 0
Registration date : 17/10/2008

Character sheet
SONDAZH: VALUE
FREE SMS: VALUE
LAJME/GAZETA DHE TV SHQIPTARE: VALUE

Shiko profilin e anëtarit http://www.muzgu.your-talk.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi