Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Virgjëreshë apo.... Poezi!
Sat Jul 13, 2013 4:22 am nga Admin

» Steven Seagal paditet për dyshimin e mbajtur skllave të seksit
Tue Apr 13, 2010 7:12 am nga Admin

» 9 dite sex dhe perseri e virgjer!
Sun Jan 31, 2010 2:10 am nga Admin

» Shoqëria sekrete e Masonëve në Shqipëri?
Sat Nov 07, 2009 7:03 am nga jola

» RROFTE 5 MAJI
Fri Sep 18, 2009 6:59 am nga Vrases

» MANASTIRI I ZVERNECIT
Mon Aug 24, 2009 1:14 am nga Admin

» CILI ESHTE "LUBIA" FACEBOOK!
Sat Jul 18, 2009 1:16 am nga Admin

» Vritet deputeti socialist i Roskovecit si edhe i komunes Bubullime, Fatmir Xhindi! (zona 068)
Thu Jun 11, 2009 10:27 am nga Moderni

» Sir Alex Ferguson
Sun Jun 07, 2009 5:04 am nga Admin

» nje vit pa dritan hoxhen
Mon May 25, 2009 12:34 am nga jola

Affiliates
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Affiliates
Sondazh

KONGRESI I LUSHNJES DATEN E FILLIMT TE PUNIMEVE TE TIJ E PATI ME:

13% 13% [ 6 ]
15% 15% [ 7 ]
68% 68% [ 32 ]
4% 4% [ 2 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 47


Sir Alex Ferguson

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Muzgu! Sir Alex Ferguson

Mesazh  Admin prej Sun Jun 07, 2009 5:04 am

Sir Alex Ferguson, elektricisti që u bë nga trajnerët më të famshëm. Nga një trajner “part-time”, ai do të bëhej një nga më të suksesshmit në botë. Sir Alex Ferguson mund të quhet padyshim një nga ikonat më të mëdha të skuadrës së Manchester United. Plot 23 vjet në drejtimin e kësaj skuadre, duke arritur të fitojë shumë trofe dhe të bëhet i pazëvendësueshëm. I lindur më 31 dhjetor të vitit 1941, në Glasgou, ai nuk mund ta imagjinonte kurrë se një ditë do të bëhej një nga trajnerët më të famshëm dhe një nga menaxherët më të suksesshëm në Angli, por edhe jashtë saj. I rritur në një familje me besim të fort fetar, Ferguson është munduar të jetë i dobishëm. Jo në pak raste ka braktisur shkollën për të bërë punë të ndryshme, si elektricist apo edhe në një kantier ndërtimi. Por pasioni për futbollin do të ishte gjithmonë i pranishëm tek ai. Një tifoz i skuadrës skoceze së Rangers, i cili do të fillonte të luante futboll që në moshën 16-vjeçare me skuadrën e moshave të “Quen’s Park”. Një sulmues, i cili që në fillimet e tij ka treguar se nuk mund të kishte një karrierë shumë të suksesshme si futbollist. Do të luante deri në moshën 32-vjeçare si sulmues me të paktën gjashte skuadra dhe në moshën 32-vjeçare do të tërhiqej përfundimisht nga futbolli i luajtur, për t’ju përkushtuar më shumë punës si trajner. Puna e tij e parë nuk do të ishte si një trajner me kohë të plotë, por “part-time”, me skuadrën e “East Stirlingshire”, ku do të fitonte një shumë mjaft modeste, që nuk shkonte më shumë se 40 sterlina në javë. Këtë periudhë në librin e tij autobiografik, Ferguson e kujton me shumë nostalgji, duke treguar se ka mësuar vërtet shumë. Ndërsa shumë bashkëkohës të tij e kujtojnë këtë kohë si një periudhë shumë të mirë për Fergusonin, i cili ishte i aftë të mësonte gjithçka dhe këtë shumë shpejt. Ata e quajnë “bastardi i rrezikshëm”, pasi mund të kopjonte çfarëdolloj skeme dhe ta modifikonte atë në mënyrë të përkryer. Por jo të gjitha gjërat do të shkonin në mënyrën më të mirë për të riun shumë largpamës. Klubi i “St Mirren”, do të ishte një pengesë e madhe për Fergusonin. Tekniku do të akuzohej nga drejtuesit e këtij klubi se kishte përfituar në mënyrë jo të ndershme të holla të konsiderueshme nga financat e klubit. Kjo gjë nuk është pranuar asnjëherë nga ana e Ferguson. Klubi u bë pengesë për kalimin e trajnerit në një tjetër skuadër, duke e hedhur atë në gjyq. Procesi gjyqësor zgjati plot 17 vjet dhe përfundoi në favor të teknikut skocez. Periudha më e artë për Fergusonin do të vinte pikërisht kur do të merrte drejtimin e anglezëve të Manchester Cityt, të cilët në vitin 1986 kishin një skuadër e cila pretendonte shumë. Dy sezonet e para do të ishin jo shumë të suksesshëm, ndërsa në të tretin Ferguson do të gjendej në një situatë delikate. Pas humbjes në mesin e kampionatit në derbin me Manchester Cityn, Ferguson do të ishte në qendër të kritikave nga tifozët dhe drejtuesit e skuadrës së Manchester. Do të ishin pikërisht drejtuesit e kësaj skuadre, të cilët do t’i jepnin besimin edhe për një tjetër vit. Ferguson nuk do të zhgënjente dhe një vit më pas, do të arrinte të fitonte trofeun e Premier League. Megjithatë, skeptikët ishin të shumtë dhe nuk ishin dakord me shumë nga zgjedhjet që ai bënte në fushën e lojës, megjithatë trofetë e shumtë të fituar në vite do ta bënin atë një trajner të pazëvendësueshëm dhe tepër të nevojshëm për skuadrën e Manchester United. Arritjet e tij të mëdha do të bënin që ia të merrte edhe titullin “Sir”, nga ana e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe. Ndërsa marrëdhëniet e krijuara me lojtarët në çdo kohë kanë qenë mjaft korrekte. Në 23 vjet drejtim, Ferguson ka arritur të ketë respektin e të gjithë lojtarëve që ka punuar, por edhe të atyre që nuk ka punuar. Futbollistë të famshëm kanë qenë zbulimi i tij. Një ndër ta edhe David Beckham, me të cilin marrëdhëniet do të përkeqësoheshin dhe do të shkonin deri aty sa mesfushori anglez të largohej nga skuadra e Manchester United.

Zbulimi i talenteve. Ferguson një menaxher shumë i suksesshëm. Një nga politikat më të mira që ka ndjekur skuadra e Manchester United në këto 23 vite ka qenë edhe hapja e shkollave të futbollit në të gjitha vendet e “botës së tretë”. Një nga ideatorët e këtij projekti, të cilin e kanë pothuaj të gjitha skuadrat elitare në Evropë, për skuadrën e Manchester United ka qenë pikërisht Ferguson. Ai ka ndjekur nga afër hapjen e të gjitha shkollave të futbollit në disa vende të varfra, të cilat kaun sjellë në Angli jo pak kampionë të mëdhenj. Menaxhimi i këtyre talenteve është një tjetër sukses i Ferguson, i cili menaxhon vetë kontratat e disa prej futbollistëve më të rëndësishëm të Manchester United, ku ndër ta mund të përmendim portugezin Cristiano Ronaldo. Ndërsa punën e menaxherit, Ferguson ka treguar se e bën më shumë për pasion dhe për të mbajtur gjithmonë me lojtarë të talentuar skuadrën e Manchester, e cila në vitet e drejtimit të tij ka qenë një ndër më të mirat në botë.

Akuzat. Benitez: Ferguson mund të bëj kalendarët e ndeshjeve. Por jo gjithmonë të gjitha kanë shkuar mirë për Ferguson. Akuzat në drejtim të tij kanë qenë prezente, disa herë publike dhe disa herë jo. Një akuzë shumë e rëndë i është bërë pikërisht nga kolegu i tij në Premier League, Rafa Benitez. Tekniku i Liverpul ka deklaruar se Ferguson është një nga njerëzit më të fuqishëm në futbollin anglez dhe mund të vendosë edhe për kalendarin e ndeshjeve të Premier League. “Ferguson është nga ata njerëz, të cilët mund të hartojnë një kalendar si t’i interesojë vetë dhe më pas ta nisë me faks, në mënyrë që ai të bëhet zyrtar”, ka deklaruar Benitez. Por përgjigjja e Ferguson ka qenë shumë e shkurtër dhe kuptimplotë. “Ai është një njeri arrogant që nuk di se çfarë thotë. Zilia mund të bëjë gjithçka”, është shprehur Ferguson pas këtyre akuzave të rënda në drejtim të tij.

Largimi. Lamtumira pritet në vitin 2011. Largimi i Alex Ferguson nga skuadra e Manchester United do të jetë një ditë shumë e dhimbshme për të gjithë ata që e kanë përkrahur dhe kanë besuar te puna dhe talenti i tij. U fol për një largim të mundshëm të tij në sezonin që sapo u mbyll, por humbja në finalen e Champions League bëri që ai të rikthente edhe njëherë vendimin e marrë. Ndërsa largimi i tij pritet të bëhet në vitin 2011, kur do të mbushën plot 25 vjet në drejtimin e skuadrës së Manchester United. Djali i tij pak kohë më parë ka deklaruar, se Ferguson është nga ata njerëz që nuk jeton dot pa futbollin, pasi ky sport është gjithë jeta e tij. Tashmë “plaku” Ferguson, ka edhe dy sezone për të fituar shumë trofe të tjerë, ku një nga të preferuarit ngelet Champions League. Në vitin 2011, ai mbush plot 70 vjeç dhe fitorja e një trofeu të tillë do t’i zbukuronte akoma më shumë largimin nga ambienti i futbollit. (nga armand halili, gazeta libertas)

_________________
Nuk lejohen sharjet dhe ofendimet, prandaj këtu do të gjeni më të mirën[/b][b]

Admin
Admin
Admin

Male
Numri i postimeve : 36
Age : 35
Tirane : TIRANË
Reputation : 0
Registration date : 17/10/2008

Character sheet
SONDAZH: VALUE
FREE SMS: VALUE
LAJME/GAZETA DHE TV SHQIPTARE: VALUE

Shiko profilin e anëtarit http://www.muzgu.your-talk.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi