Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Virgjëreshë apo.... Poezi!
Sat Jul 13, 2013 4:22 am nga Admin

» Steven Seagal paditet për dyshimin e mbajtur skllave të seksit
Tue Apr 13, 2010 7:12 am nga Admin

» 9 dite sex dhe perseri e virgjer!
Sun Jan 31, 2010 2:10 am nga Admin

» Shoqëria sekrete e Masonëve në Shqipëri?
Sat Nov 07, 2009 7:03 am nga jola

» RROFTE 5 MAJI
Fri Sep 18, 2009 6:59 am nga Vrases

» MANASTIRI I ZVERNECIT
Mon Aug 24, 2009 1:14 am nga Admin

» CILI ESHTE "LUBIA" FACEBOOK!
Sat Jul 18, 2009 1:16 am nga Admin

» Vritet deputeti socialist i Roskovecit si edhe i komunes Bubullime, Fatmir Xhindi! (zona 068)
Thu Jun 11, 2009 10:27 am nga Moderni

» Sir Alex Ferguson
Sun Jun 07, 2009 5:04 am nga Admin

» nje vit pa dritan hoxhen
Mon May 25, 2009 12:34 am nga jola

Affiliates
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Affiliates
Sondazh

KONGRESI I LUSHNJES DATEN E FILLIMT TE PUNIMEVE TE TIJ E PATI ME:

13% 13% [ 6 ]
15% 15% [ 7 ]
68% 68% [ 32 ]
4% 4% [ 2 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 47


nje vit pa dritan hoxhen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Muzgu! nje vit pa dritan hoxhen

Mesazh  Admin prej Fri May 22, 2009 10:24 am

Dritan Hoxha (16 Tetor 1968 - 23 Maj 2008) ai ishte nje biznesmen shqiptar jo i rastesishem. Me perkujdes shume te vecante ai themeloi "revolucionin" Top Media,
nje media shqiptare ne lartesine e duhur. Hoxha themeloi edhe Top Media Group, si radio dhe TV, stacione keto, me nje kualitet te larte, edhe ne cilesine e pamjes (tv).


Hoxha,e nisi bisnezin tij si nje shites kafeje te cilen e importonte nga vendet fqinje, hapi Top Media-n ne 14.02.1998.(top-albania radio) e ringriti nga themelet kulturen por edhe
Top Media me nxjerrjen ne treg te platformes Digit-Alb, gazeten, Shqip. pati perplasje te medha me kryeministrin z.Sali Berisha persa i perkiste valeve (frekuencave)shtese per platoformen digitale,
Berisha e gjobiti me 13 million euro, por kjo u ceshtje u zgjidh me kompromis nga te dyja palet, si pasoje e daljes ne shesh te miliona shqiptareve qe perkrahen digit-alb. During this time he
also faced tax
evasions
which he denied.


Hoxha died on 23 May, 2008, in Tirana
when he crashed his Ferrari into a
tree.[2] He died on the way
to Tirana’s Military Hospital.


The Albanian news item which reported Hoxha’s death also mentioned that the
police confirmed that a 27 year old woman, Entela Hysko , was with him in the
car at the time of the crash, and also died as a result. The attention given to
Hoxha's death without much mention of the young lady who died with him was not
popular with some in Albania [3]

Tirana,
23 May 2008 (AENews) - Dritan Hoxha, 40, President of Top Media,
Albania’s biggest media group, lost his life last night in a car
accident, - police said this morning. Mr. Hoxha was a very important
entrepreneur in the country and self-made businessmen.




He began trade activities in the '90s, selling
coffee and Espresso machines. At the end of the '90, his company Lori
Café turned to be the most important player in that market. In 1999 he
opened Top Albania Radio, which became the most important radio in the
country at the time.

In September 2003, he founded Top Channel TV and in 2005 founded
DigitAlb, a pay TV digital platform. Remarkably all his initiatives
have been very successful. Especially DigitAlb, which turned Albania
into a net exporter country in the entertainment industry.
Mr. Hoxha, father of four children, was known as a businessman not
directly linked with any political parties in Albania, something which
is very rare in this country.

_________________
Nuk lejohen sharjet dhe ofendimet, prandaj këtu do të gjeni më të mirën[/b][b]

Admin
Admin
Admin

Male
Numri i postimeve : 36
Age : 35
Tirane : TIRANË
Reputation : 0
Registration date : 17/10/2008

Character sheet
SONDAZH: VALUE
FREE SMS: VALUE
LAJME/GAZETA DHE TV SHQIPTARE: VALUE

Shiko profilin e anëtarit http://www.muzgu.your-talk.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muzgu! Re: nje vit pa dritan hoxhen

Mesazh  jola prej Mon May 25, 2009 12:34 am

Vjollca Hoxha, bashkëshortja e Presidentit të ndjerë të “Top Media”-s, Dritan Hoxha, i ndarë nga jeta një vit më parë, ka qenë e ftuar dje, në spektaklin e madh “E Diell”. Në përgjigje të pyetjeve të prezantuesit të njohur, Adi Krasta, zonja Hoxha ka treguar vështirësitë, por edhe përgjegjësinë e madhe që tashmë ajo ka. Adi Krasta: Një vit, është pak edhe shumë. Si ka kaluar ky vit i vështirë për ty? Vjollca Hoxha: Ky vit, pa prezencën e Tanit, ka qenë shumë i gjatë. Humbja e Tanit, mua më ka krijuar një jetë krejt ndryshe. Sepse tashmë unë nuk përfaqësoj vetëm Vjollcën, Tanin, familjen. Unë tashmë përfaqësoj edhe vazhdimësinë e ëndrrës së tij, përgjegjësinë ndaj të gjithë atyre që punuan me Tanin dhe sot punojnë me mua. Dhe kjo është një përgjegjësi shumë e madhe. Adi Krasta: Dritan Hoxha ishte, dhe në një mënyrë është, një natyrë shumë energjike. Ju keni qenë dhe jeni bashkëshortja, mikja, bashkëpunëtorja e tij më e afërt. Ti, si e ke përballuar këtë natyrë? Vjollca Hoxha: E thatë mirë. Unë nuk kam qenë vetëm bashkëshortja e tij, por edhe një mike shumë e afërt e Tanit. Që do të thotë se shumë gjëra i kemi komunikuar bashkë, edhe pse në distancë, sepse unë, bashkë me familjen time kam jetuar dhe vazhdoj të jetoj andej. Kemi komunikuar nëpërmjet SMS-ve, telefonatave, e-mail-eve. Të gjitha gjërat e mëdha, ose të vogla qofshin, ato, i kemi ndarë së bashku. Dhe them se jam e lumtur që e kam pasur Tanin përkrah 20 vjet me radhë dhe mund ta them me sinqeritet që, shumë do ta ëndërronin ta kishin Tanin përkrah, ashtu siç e kam pasur unë. Adi Krasta: Tani ka pasur shumë pasione. Pasioni për radio, TV, pasioni për teknologjinë e avancuar, pasioni për të bërë një gjë perfekte, pasioni për makinat, për shpejtësinë... Vjollca Hoxha: Do të thosha që Tani, shpejtësinë nuk e kishte vetëm për makinat. Ata që e kanë njohur mirë Tanin, e dinë që shpejtësia te Tani reflektohej te veprimi, te mendimi, Tani ishte i shpejtë në të gjitha format që mund të ketë një njeri. Shumë prej stafit e dinë që Tani kishte një shprehje: “Duhet bërë kjo, e dua dje”. Këtu tregohet maksimumi i shpejtësisë që ai donte t’i bënte gjërat. Por Tani ishte i shpejtë në të gjithë kompleksitetin e tij... Adi Krasta: Kam përshtypjen që juve ju bashkon një gjë me shpejtësinë. Më duket se edhe ju e keni pak këmbën të rëndë në pedal... Vjollca Hoxha: Nuk është gjë e mirë. Por të them të vërtetën, po. Adi Krasta: Tani ishte themeluesi i një perandorie mediatike dhe shumë kompanive të tjera lider. Por ai, shumë rrallë dilte apo e lejonte veten të dilte në kamera. Tek ai kishte një lloj ndrojtjeje, që më shumë sesa ti nuk duhet t’ia kuptojë njeri. A ka qenë një djalosh i ndrojtur në momentet e para kur jeni njohur? Vjollca Hoxha: Mund të them se, në momentet e para të njohjes, edhe mua atë përshtypje më ka krijuar. Tani, në kamera ka dalë vetëm kur ka parë momentet e duhura për të dalë. Mendoj që, kur duhet të dalësh, duhet të dalësh, dhe aty pastaj nuk ka më ndrojtje. Tani ka qenë i kursyer për të dalë... vetëm atëherë kur duhej. Adi Krasta: Kur ndërtohet një familje, ka ëndrra të përbashkëta. Ju keni tri vajza. Djali juaj ka ardhur në një moment shumë interesant, kur tashmë vajzat ishin të rritura. Si është përditshmëria e këtyre katër fëmijëve, që tanimë kanë figurë qendrore nënën. Vjollca Hoxha: Këtu dalim te vështirësitë e këtij viti. Fëmijët kanë qenë ata që e kanë përjetuar dhe e kanë pasur shumë të vështirë ta besonin që i ati nuk do të jetë më pranë gjirit të familjes së tyre. Them se janë vajza të zgjuara, të forta dhe ky vit i ka rritur më shumë. Djali sa
vjen dhe i ngjan më shumë të atit. Në momentet që jepej publiciteti për dokumentarin e Tanit... Janë fragmente të shkëputura nga jeta e Tanit. Kur ai i ka flokët e gjata, djali e shikon dhe nuk e njeh. Momentet e fundit janë kur Tani i kishte prerë flokët, shkurt, dhe ai e njeh, e thotë: “Baba”! Dhe unë i them: “Po mam, baba është!”. Unë mundohem t’i plotësoj atë dashuri që i mungon nga i
ati, por është shumë e vështirë, sepse çdo njeri ka vendin e vet në familje. Vajzat dhe djali janë forca më e madhe e imja për të ecur përpara. Adi Krasta: Ju jeni në një pozicion shumë të vështirë... Sepse ju duhet të punoni, të vazhdoni dëshirat që bashkëshorti juaj, Tani, ka pasur. Sa e vështirë është kjo? Vjollca Hoxha: E lehtë nuk është, por edhe e vështirë nuk është, për sa i përket stafit me të cilin unë punoj. Shumë prej stafit, unë kam vite që i njoh dhe shumë të tjerë i kam njohur në këtë vit të
vështirë që kemi kaluar. Ndaj dua të bëj një falënderim shumë të veçantë dhe special për të gjithë stafin e ‘Top Media’-s për përkushtimin dhe pasionin që ata tregojnë çdo ditë. Edhe ata janë forca ime. Tani i ka pasur miq të gjithë. Dhe këta miq të ngushtë, si Keli, Edi etj., ma kanë bërë mua çdo gjë më të lehtë. Adi Krasta: Pyetja më e shqiptuar, pas ikjes së Tanit, ka qenë:
Çfarë do të ndodhë tani me “Top Media”-n? Dhe këtë po ju pyes dhe unë juve. Çfarë do të ndodhë tani? Vjollca Hoxha: Pikëpyetje të tilla, pas asaj që ndodhi, janë më se të natyrshme. Por unë sot them që nuk ka më pikëpyetje. Sepse është më se e dukshme që ‘Top Media’ do të vazhdojë të jetë lider për një kohë të gjatë në tregun mediatik shqiptar dhe atë rajonal. Me një staf të tillë, që ka “Top Media”, suksesi është i padiskutueshëm. Adi Krasta: Sa prezent është Tani në jetën tënde? Vjollca Hoxha: Është prezent në maksimumin e ditës. Sepse për Tanin, në çdo moment nuk mund të rrihet pa folur. Dhe jo vetëm nga unë dhe fëmijët e mi, por nga të gjithë punonjësit, përsëritet: “Tani do të bënte kështu... Tani thoshte kështu... A do ta pëlqente Tani? Si do ta donte Tani?”. Pra, prezenca e Tanit vjen në mënyra nga më të ndryshmet. Adi Krasta: Zonja Hoxha! Për ne është kënaqësi dhe nder të të kemi si Presidente të “Top Media”-s.

jola

Female
Numri i postimeve : 7
Age : 27
Tirane : TIRANE
Reputation : 0
Registration date : 27/04/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.muzgu.your-talk.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi