Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Virgjëreshë apo.... Poezi!
Sat Jul 13, 2013 4:22 am nga Admin

» Steven Seagal paditet për dyshimin e mbajtur skllave të seksit
Tue Apr 13, 2010 7:12 am nga Admin

» 9 dite sex dhe perseri e virgjer!
Sun Jan 31, 2010 2:10 am nga Admin

» Shoqëria sekrete e Masonëve në Shqipëri?
Sat Nov 07, 2009 7:03 am nga jola

» RROFTE 5 MAJI
Fri Sep 18, 2009 6:59 am nga Vrases

» MANASTIRI I ZVERNECIT
Mon Aug 24, 2009 1:14 am nga Admin

» CILI ESHTE "LUBIA" FACEBOOK!
Sat Jul 18, 2009 1:16 am nga Admin

» Vritet deputeti socialist i Roskovecit si edhe i komunes Bubullime, Fatmir Xhindi! (zona 068)
Thu Jun 11, 2009 10:27 am nga Moderni

» Sir Alex Ferguson
Sun Jun 07, 2009 5:04 am nga Admin

» nje vit pa dritan hoxhen
Mon May 25, 2009 12:34 am nga jola

Affiliates
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Affiliates
Sondazh

KONGRESI I LUSHNJES DATEN E FILLIMT TE PUNIMEVE TE TIJ E PATI ME:

13% 13% [ 6 ]
15% 15% [ 7 ]
68% 68% [ 32 ]
4% 4% [ 2 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 47


Vritet deputeti socialist i Roskovecit si edhe i komunes Bubullime, Fatmir Xhindi! (zona 068)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Muzgu! Vritet deputeti socialist i Roskovecit si edhe i komunes Bubullime, Fatmir Xhindi! (zona 068)

Mesazh  Admin prej Sat May 16, 2009 5:03 am

Autoritetet në Shqipëri njoftojnë se një deputet
i Partisë Socialiste të opozitës është vrarë mbrëmë me armë zjarri në
oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas policisë, deputeti 49-vjeçar
Fatmir Xhindi është vrarë në qytetin e Roskovecit nga persona të
panjohur. Policia tha se sipas deklaratave paraprake të familjarëve të
tij, deputeti Xhindi sapo ishte kthyer nga puna në pronat e tij private
në zonën e Kurjanit.

Deputeti ishte dërguar në spital nga familjarët e tij në gjendje të rëndë pas goditjes me armë zjarri.

Shefi
i policisë së Fierit, Shemsi Prençi i tha Zërit të Amerikës se e gjithë
zona është rrethuar dhe janë bllokuar të gjitha drejtimet që të
nxjerrin nga zona e Roskovecit në drejtim të Beratit, të Lushnjës dhe
në drejtim të Ballshit.

Ai tha se policia ka komunikuar me
familjarët për të mësuar mbi rrethanat dhe aktivitetin ditor të
deputetit për të sqaruar se mos ishte fjala "për ndonjë konflikt të
shpejtë të ditës". Zoti Prençi tha se policia ka pista të tjera për të
cilat do të komentohet pasi të jenë nxjerrë konkluzione të sakta.


këto momente, tha shefi i policisë lokale, nuk është ndaluar ndonjë
person por janë marrë në pyetje njerëz në ambientet e shtëpive për të
sqaruar rrethanat.

Në një komunikatë, Ministria e Brendshme dhe
Policia e Shtetit thanë se kanë angazhuar të gjithë ekspertët më të
mirë të hetimit të krimeve të rënda. Ata thanë se sigurojnë opinionin
publik dhe familjen e deputetit Xhindi se do të kryhet një hetim i
hollësishëm dhe i thellë për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e
autorëve. Policia tha se nuk ka ndonjë pistë për motivin e krimit por
ka filluar hetimet.

Presidenti Bamir Topi e quajti vrasjen një
ngjarje jashtëzakonisht të rëndë dhe një akt kriminal të pashembullt që
duhet zbardhur pa humbur kohë. Në një telegram ngushëllimi drejtuar
familjes, ai tha se deputeti Xhindi do të mbetet në kujtesën e të
gjithëve për korrektësinë, seriozitetin dhe kontributin profesional e
njerëzor.
Shqipëria, e cila u pranua në NATO muajin e kaluar, pritet të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 28 qershor.

POR KUSH ISHTE FATMIR FASLLI XHINDI????
Marre nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Fatmir
Faslli Xhindi ka lindur ne 1 prill 1960 në Fier. Është diplomuar në
Universitetin "Eqerem Çabej", Fakulteti Histori-Gjeografi, dega
Histori, Gjirokastër - në vitin 1986. Ka marrë një diplomë të dytë në
Universitetin e Tiranës, Fakulteti Juridik në 2003 si dhe një
post-diplomim Master për Shkencat Penale pranë Fakultetit të Drejtësisë
- 2005. Përpara se të niste karrierën politike, Xhindi ka punuar në
vitet 1986-1989 si mësues historie në fshatin Vlosh të Fierit e më pas
ka qenë drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar Kurjan, po në Fier. Që
në vitin 1991 ai ka qenë anëtar i PSSH-së, dhe përgjatë dy viteve para
kësaj, 1989-1991 ka ushtruar detyrën e kryetarit të Këshillit të
Bashkuar Kurjan në Fier. Në vitet 1992-1996, Xhindi ka qenë kryetar i
Komunës Kurjan, Fier. Nga 1996 e në vazhdim, Fatmir Xhindi ka qenë
anëtar i Kryesisë së PS-së, Fier; anëtar i Këshillit Socialist të
Qarkut Fier; anëtar i Komisionit për Pushtetin Vendor pranë KPD-së të
PS-së. Aktualisht si deputet ai ishte edhe anëtar i Komisionit hetimor
"Mbi përgjimet e paligjshme të telefonave". Ai ishte gjithashtu anëtar
i Komisionit parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe
Mjedisin. Baba i tre femijeve. Vrarë më 2 maj 2009 në moshën 49 vjeçare.

_________________
Nuk lejohen sharjet dhe ofendimet, prandaj këtu do të gjeni më të mirën[/b][b]

Admin
Admin
Admin

Male
Numri i postimeve : 36
Age : 35
Tirane : TIRANË
Reputation : 0
Registration date : 17/10/2008

Character sheet
SONDAZH: VALUE
FREE SMS: VALUE
LAJME/GAZETA DHE TV SHQIPTARE: VALUE

Shiko profilin e anëtarit http://www.muzgu.your-talk.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muzgu! Re: Vritet deputeti socialist i Roskovecit si edhe i komunes Bubullime, Fatmir Xhindi! (zona 068)

Mesazh  jola prej Sat May 16, 2009 5:13 am

DUHET TE SHIHET MIRE KJO PUNE, SE NESE ESHTE BERE VRASJE PER POLITIKE, DO TE THOTE, QE ESHTE E VESHTIRE TE ZGJIDHET, PRA, SI VRASJA E DEPUTETIT AZEM HAJDARI, POR NESE ESHTE BERE PER HAKMARRJE, SEPSE KA QENE EDHE KRYETAR KOMUNE; DO TE THOTE TE SHQYRTOHEN TE GJITHA PRONAT QE KA AI, NE PRONESI, SI REZERVATI I PESHKUT, PULARIA, STALLAT, ETJ.

jola

Female
Numri i postimeve : 7
Age : 27
Tirane : TIRANE
Reputation : 0
Registration date : 27/04/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.muzgu.your-talk.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muzgu! Re: Vritet deputeti socialist i Roskovecit si edhe i komunes Bubullime, Fatmir Xhindi! (zona 068)

Mesazh  Moderni prej Thu Jun 11, 2009 10:27 am

sa u gjet vrasesi i azem hajdarit, aq ka per tu gjetur edhe vrasesi i ketij te shkretit, mjere kujt i bie thuaj, se ketu ne shqiperi rrumpalle eshte, s'te mbron shteti fare.

_________________
Whisky, Rakia, Dashuria, njësoj vrasin që të tria..!

Moderni
moderator
moderator

Male
Numri i postimeve : 15
Age : 35
Tirane : TIRANE
Reputation : 0
Registration date : 06/11/2008

Character sheet
SONDAZH: VALUE
FREE SMS:
LAJME/GAZETA DHE TV SHQIPTARE: VALUE

Shiko profilin e anëtarit http://www.muzgu.your-talk.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muzgu! Re: Vritet deputeti socialist i Roskovecit si edhe i komunes Bubullime, Fatmir Xhindi! (zona 068)

Mesazh  Sponsored content Today at 5:19 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi