Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Virgjëreshë apo.... Poezi!
Sat Jul 13, 2013 4:22 am nga Admin

» Steven Seagal paditet për dyshimin e mbajtur skllave të seksit
Tue Apr 13, 2010 7:12 am nga Admin

» 9 dite sex dhe perseri e virgjer!
Sun Jan 31, 2010 2:10 am nga Admin

» Shoqëria sekrete e Masonëve në Shqipëri?
Sat Nov 07, 2009 7:03 am nga jola

» RROFTE 5 MAJI
Fri Sep 18, 2009 6:59 am nga Vrases

» MANASTIRI I ZVERNECIT
Mon Aug 24, 2009 1:14 am nga Admin

» CILI ESHTE "LUBIA" FACEBOOK!
Sat Jul 18, 2009 1:16 am nga Admin

» Vritet deputeti socialist i Roskovecit si edhe i komunes Bubullime, Fatmir Xhindi! (zona 068)
Thu Jun 11, 2009 10:27 am nga Moderni

» Sir Alex Ferguson
Sun Jun 07, 2009 5:04 am nga Admin

» nje vit pa dritan hoxhen
Mon May 25, 2009 12:34 am nga jola

Affiliates
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Affiliates
Sondazh

KONGRESI I LUSHNJES DATEN E FILLIMT TE PUNIMEVE TE TIJ E PATI ME:

13% 13% [ 6 ]
15% 15% [ 7 ]
68% 68% [ 32 ]
4% 4% [ 2 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 47


NE MES TE DITES; MENDO NATEN....!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Muzgu! NE MES TE DITES; MENDO NATEN....!

Mesazh  jola prej Thu Apr 30, 2009 3:25 am

Marrë nga: www.gazetastart.com

Deputetët e Parlamentit shqiptar i kërkojnë kryeministrit Berisha të bëjë transparente marrëveshjen
Shqipëri- Greqi për kufijtë detarë. "Gazeta Shqiptare" zbuloi se me
firmosjen e marrëveshjes së delimitimit qeveria shqiptare i dhuron Greqisë rreth
225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit. Deputetët
e parlamentit shqiptar reagojnë ashpër ndaj skandalit të firmosjes së
marrëveshjes për kufirin detar mes Shqipërisë e Greqisë. Sipas “Gazeta
Shqiptare” e cila ka zbardhur të plotë marrëveshjen, e firmosur dy ditë më parë
nga Ministri i Jashtëm Lulzim Basha e homologia greke Dora Bakojanis, ndarja e
ujërave territoriale Shqipëri-Greqi është përcaktuar tanimë në bazë të 150
koordinatave të reja, cka do të thotë se qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë
rreth 225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt
Karaburunit. Deputetët e opozitës e deklarojnë të turpshme veprimin dhe i
kërkojnë kryeministrit të bëjë transparente në Kuvend marrëveshjen e firmosur
në Tiranë gjatë vizitës së kryeministrit grek Kostas Karamanlis Deputeti
socialist Marko Bello në një prononcim për tv NEWS24 i kërkon kryeministrit
Berisha të bëjë transparente marrëvëshjen dhe ka falenderuar “Gazeta Shqiptare”
për zbulimin e skandalit “Falenderojmë ‘Gazeta Shqiptare’ që bëri transparente
marrëveshjen” tha ish- ministër shteti në qeverisjen socialiste ndërsa shtoi se
gjatë takimit me Karamanlis “kryeministri la në heshtje dhe cështjen came. Deputeti
i koalicionit të Polit të Lirisë, Gilman Bakalli e cilësoi si rast të dytë
flagrant që kryeministri Berisha tenton të marrë vendime të cilat bien në
kundërshtim me taksapaguesit shqiptarë dhe në mungesë të transparencës. “Është
një turp i madh për qeverinë shqiptare, aktiviteti i së cilës po karakterizohet
nga një mungesë e madhe transparence. Asnjë nga deputetët shqiptarë nuk ishte
në dijeni të marrëveshjes. Asnjë deputet nuk kishte në tavolinën e punës
marrëveshjen që do të nënshkruante kryeministri me Karamanlis. Është rasti i
dytë flagrant kur kryeministri Berisha nënshkruan apo flet për projekte të
rëndësishme që kanë një rëndësi të madhe për vendin. Kujtoj këtu gadishmërinë
që ka shprehur kryeministri Berisha për të ndërtuar central bërthamor. Kur të
gjitha mediat e huaja flisnin për ndërtimin e një centrali bërthamor në
Shkodër, Berisha deklaronte se ishin shpifje të opozitës”. Bakalli shtoi më tej
se javën e ardhshme në bashkëpunim dhe me disa deputetë të tjerë të koalicionit
do t’i kërkojë kryeministrit Berisha të bëjë transparente në Kuvend
marrëveshjen që ka zbuluar media dhe për “të cilat uroj që të mos jenë të
vërteta”- theksoi Bakalli duke shtuar se “Qenka në fatin e keq të këtij kombi
që cdo qeveri para ikjes mundohet të shesë copa tokash, objekte të rëndësie të
vecantë në disfavor të taksapaguesve shqiptarë.



Berisha dhuratë Greqisë 225 km2 në Jon. Shqipëria është trajtuar si një plaçkë lufte në marrëveshjen që qeveria Berisha nënshkroi me Greqinë dy ditë më parë. Shteti ynë, jo vetëm që është tkurrur në kufijtë e tij detarë në jug të vendit, por ka humbur edhe pozitat e tij të dikurshme në det, të cilat kanë qenë tepër strategjike në raport me Greqinë. Dëshmi e këtij pretendimi është pikërisht vija e re e kufirit detar e përcaktuar nga kjo marrëveshje, që rezulton totalisht në shkelje të hapur të parimit të baraslargësisë së këtij kufiri mes dy shteteve. Është pikërisht ky parim, të cilin kjo marrëveshje pretendon se respekton në nenin 1 të saj, ku shprehimisht thuhet se: “Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare”. Por, në fakt, nuk rezulton kështu. Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” boton sot faktet që vërtetojnë këtë konkluzion. Në bazë të marrëveshjes, ndarja e ujërave territoriale Shqipëri-Greqi është përcaktuar tanimë në bazë të 150 koordinatave të reja, cka do të thotë se qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore . Me ndihmën e ekspertit, “Gazeta Shqiptare” ka kryer disa...

jola

Female
Numri i postimeve : 7
Age : 27
Tirane : TIRANE
Reputation : 0
Registration date : 27/04/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.muzgu.your-talk.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi