Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Virgjëreshë apo.... Poezi!
Sat Jul 13, 2013 4:22 am nga Admin

» Steven Seagal paditet për dyshimin e mbajtur skllave të seksit
Tue Apr 13, 2010 7:12 am nga Admin

» 9 dite sex dhe perseri e virgjer!
Sun Jan 31, 2010 2:10 am nga Admin

» Shoqëria sekrete e Masonëve në Shqipëri?
Sat Nov 07, 2009 7:03 am nga jola

» RROFTE 5 MAJI
Fri Sep 18, 2009 6:59 am nga Vrases

» MANASTIRI I ZVERNECIT
Mon Aug 24, 2009 1:14 am nga Admin

» CILI ESHTE "LUBIA" FACEBOOK!
Sat Jul 18, 2009 1:16 am nga Admin

» Vritet deputeti socialist i Roskovecit si edhe i komunes Bubullime, Fatmir Xhindi! (zona 068)
Thu Jun 11, 2009 10:27 am nga Moderni

» Sir Alex Ferguson
Sun Jun 07, 2009 5:04 am nga Admin

» nje vit pa dritan hoxhen
Mon May 25, 2009 12:34 am nga jola

Affiliates
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Affiliates
Sondazh

KONGRESI I LUSHNJES DATEN E FILLIMT TE PUNIMEVE TE TIJ E PATI ME:

13% 13% [ 6 ]
15% 15% [ 7 ]
68% 68% [ 32 ]
4% 4% [ 2 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 47


"Gabimet" që nuk duhen bërë në shtrat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Muzgu! "Gabimet" që nuk duhen bërë në shtrat

Mesazh  Malda prej Wed Feb 25, 2009 8:02 am

Dëshironi
të dini se cilat janë ato gjeste që duhen shmangur plotësisht kur jeni
duke bërë dashuri me partnerin? Atëherë, mjafton t‘i hidhni një sy
këtij klasifikimi të detajuar të nëntë veprimeve që duhet dhe s‘duhet
t‘i bëni në fillim ose gjatë një marrëdhënieje seksuale




Të bërit dashuri, nuk ju bën vetëm të ndiheni mirë. Ky proces djeg
kaloritë, mbron sistemin imunitar, madje mund të reduktojë edhe
rrezikun e kancerit. Sipas ekspertëve, marrëdhëniet e rregullta
seksuale luftojnë stresin dhe ndihmojnë për një gjumë të qetë. Një jetë
e shëndetshme seksuale me partnerin që dashuroni, mund ta ndryshojë në
mënyrë të çuditshme gjendjen tuaj fizike apo shpirtërore. Nga
këndvështrimi fizik, të bërit dashuri është njësoj si të kënaqesh me
një shëtitje, apo duke bërë not. Por, nëse kryeni marrëdhënie seksuale
me dikë që e dashuroni, kjo ju bën të ndiheni të mbrojtur duke rritur
njëkohësisht edhe vetëvlerësimin. Shpesh mund të ndodhë që para ose
gjatë një marrëdhënieje seksuale ta lini veten të tërhiqeni nga
sjelljet e pazakonta apo të papërshtatshme për shkak të një eksitimi të
momentit, dhe kështu ka të ngjarë që të shkatërroni gjithçka. Partneri
ose partnerja ndryshon sjellje dhe lidhja mbyllet menjëherë.

Për të mos bërë figurë të keqe, ose më keq, ta lini partnerin/eren t‘ju
ikë nga duart, lexoni 9 këshilla nga ekspertët indianë të "Times", të
cilët janë shquar gjithmonë për njohuritë e mekanizmave seksualë.

1. Mos puthni
Mund të tingëllojë e çuditshme, por shumë persona, kryesisht femrat, nuk e puthin partnerin kur kryejnë marrëdhënie.

Përse ndodh kjo? Sepse ndonjëherë pozicioni nuk ua lejon, ose janë të
pushtuar nga ndjenja e kënaqësisë dhe nuk duan ta ndryshojnë ritmin.
Gjithsesi, edhe nëse nuk dëshironi, duhet të bëni një sforco të vogël
për ta puthur partnerin tuaj gjatë marrëdhënies. Kështu do ta
kompletoni edhe më shumë eksperiencën tuaj.

2. Kafshojeni partnerin para marrëdhënies
Për disa persona, fakti që kafshohen në çdo pjesë të trupit është
eksitim, ndërsa për disa të tjerë mund të jetë burim dhembjeje dhe
parehatie. Ky veprim mund të bllokojë çdo akt tjetër ose thjesht të
ndërpresë marrëdhënien. Kështu që sigurohuni mirë që partneri të jetë i
eksituar para se ta kafshoni në vesh, shpinë, qafë apo në çdo pjesë
tjetër të trupit.

3. Injorojini të gjitha zonat intime
Organet gjenitale janë padyshim pjesët që japin më shumë kënaqësi, por
kjo nuk do të thotë se nuk duhet t‘u kushtojmë rëndësi e kohë edhe
pjesëve të tjera të trupit, si për shembull gjunjëve, duarve, shpinës
dhe barkut, që janë zona shumë erotike, si për meshkujt, ashtu edhe për
femrat. Duke i ledhatuar me delikatesë këto zona, do ta eksitoni edhe
më shumë partnerin, e gjithashtu do t‘i jepni kënaqësi vetes dhe
lidhjes suaj.

4. Josheni partnerin
Kjo vlen edhe për femrat. Duhet ta lini veten të lirë e të bëni edhe
çmenduri të vogla e lëvizje spontane. Por duhet të bëni kujdes që
partneri/ja të mos inatoset me gjestet tuaja.

5. Arrini kënaqësinë
Kjo vlen veçanërisht për meshkujt. Është mirë që t‘i kontrolloni
muskujt, për të arritur më pas në momentin kulminant. Ndodh shpesh që
mashkulli të mos e kënaqë partneren. Kështu, marrëdhënia mund të
shndërrohet më shumë në një stërvitje palestre, sesa në një raport
seksual. Për të shmangur këtë gjendje, mund t‘u kushtoni më shumë kohë
puthjeve, përkëdheljeve, përqafimeve. Kjo do të ndihmojë si mashkullin,
ashtu edhe femrën.

6. Njoftojeni partnerin kur të arrini orgazmën
Kjo vlen si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Është e rëndësishme që
partneri/a të vihet në dijeni që po arrini orgazmën. Mjafton një frazë
e vogël për të njoftuar arritjen e çastit të shumëpritur. Partneri ka
të drejtë ta dijë.

7. Të bëni dashuri sikur të jeni duke xhiruar një film porno
Edhe pse disa persona kënaqen duke bërë seks vulgar, është e udhës që
për këtë dëshirë të flisni në fillim me partnerin, veçanërisht nëse ai
nuk e njeh ende këtë anë tuajën dhe ka në mendje vetëm seksin romantik.
Kjo mund ta dëmtojë shumë marrëdhënien e çiftit.

8. Të shprehni kënaqësinë tuaj
Ju pëlqen të dëgjoni se partneri juaj po kalon çaste drithëruese?
Atëherë mundohuni t‘ia shpërbleni në të njëjtën mënyrë. Mjafton një
psherëtimë e lehtë për t‘i treguar partnerit/es se ndiheni mirë dhe ju
pëlqen. Kjo është një mënyrë për t‘i kuptuar më mirë në të ardhmen
dëshirat e njëri-tjetrit.

9. Lëvizje mekanike
Nuk ka asgjë më të keqe sesa të bësh dashuri në mënyrë mekanike. Është
njësoj si të bësh një ushtrim gjimnastikor. Për të shmangur këtë
gjendje, mundohuni të përdorni fantazinë dhe spontanitetin. Nëse nuk ia
arrini qëllimit, ndërroni ambient dhe provoni pozicione të reja, që ta
bëni më të bukur dhe më të paharrueshme jetën tuaj seksuale.

Malda

Female
Numri i postimeve : 9
Age : 26
Tirane : Tirana
Reputation : 0
Registration date : 28/11/2008

Character sheet
SONDAZH:
FREE SMS: http://www.talksms.com/kat/000031.asp?pc=P6K3G
LAJME/GAZETA DHE TV SHQIPTARE: VALUE

Shiko profilin e anëtarit http://www.muzgu.your-talk.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi