PER TE GJITHE ATA QE KERKOJNE ME TE MIREN!
ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  PytësoriPytësori  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  ORA E ARGETIMIT  LOJRA TELEFONESH  Muzike Shqip Mp3      
< class="" height="25"> Kërko



Display results as :

Rechercher Advanced Search
< class="" height="25"> Tema Fundit
» Virgjëreshë apo.... Poezi!
Sat Jul 13, 2013 5:22 pm nga

» Steven Seagal paditet për dyshimin e mbajtur skllave të seksit
Tue Apr 13, 2010 8:12 pm nga

» 9 dite sex dhe perseri e virgjer!
Sun Jan 31, 2010 2:10 pm nga

» Shoqëria sekrete e Masonëve në Shqipëri?
Sat Nov 07, 2009 7:03 pm nga

» RROFTE 5 MAJI
Fri Sep 18, 2009 7:59 pm nga

» MANASTIRI I ZVERNECIT
Mon Aug 24, 2009 2:14 pm nga

» CILI ESHTE "LUBIA" FACEBOOK!
Sat Jul 18, 2009 2:16 pm nga

» Vritet deputeti socialist i Roskovecit si edhe i komunes Bubullime, Fatmir Xhindi! (zona 068)
Thu Jun 11, 2009 11:27 pm nga

» Sir Alex Ferguson
Sun Jun 07, 2009 6:04 pm nga

» nje vit pa dritan hoxhen
Mon May 25, 2009 1:34 pm nga

< class="" height="25">
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 FAQ
 Kërko
< class="" height="25"> Affiliates
April 2014
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930    
CalendarCalendar
< class="" height="25"> Affiliates
< class="" height="25"> Sondazh
KONGRESI I LUSHNJES DATEN E FILLIMT TE PUNIMEVE TE TIJ E PATI ME:
18 JANAR 1919
13%
13% [ 6 ]
20 JANAR 1920
15%
15% [ 7 ]
21 JANAR 1920
68%
68% [ 32 ]
28 JANAR 1920
4%
4% [ 2 ]
31 JANAR 1920
0%
0% [ 0 ]
Totali i votave : 47

RENDESIA E VIRGJERISE!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë
Autori Mesazh
Admin
Admin
Admin


Male
Age: 32 Registration date: 17/10/2008 Numri i postimeve: 36 Tirane: TIRANË
Character sheet
SONDAZH: VALUE
FREE SMS: VALUE
LAJME/GAZETA DHE TV SHQIPTARE: VALUE

MesazhTitulli: RENDESIA E VIRGJERISE! Sun Feb 08, 2009 7:09 pm

Në fakt, seksi nuk është më një temë që mund të shkaktojë të qeshura të ndrojtura apo bishtime tek 17-18 vjeçarët. Sigurisht që, batutat dhe talljet nuk mungojnë, por përgjigjet janë të qarta dhe në të shumtën e rasteve, të sigurta. Gjimnazistët e sotëm në Tiranë, në masë (87 nga 100 të pyetur) mendojnë se nuk është e nevojshme që të ruhet virgjëria deri në mbarim të gjimnazit. Sigurisht që ky numër nuk përputhet me numrin e të virgjërave apo jo të virgjërave, sepse ishte një informacion që “nuk guxuam“ t’ua kërkonim. I pyetëm thjesht për mendimin mbi këtë temë.Edhe prindërit janë disi “pesimistë“. Do të donin të gjithë, që të kishte më pak ngutje në jetën seksuale, por mendojnë në shumicë (41 nga 73 të pyetur) që është e pamundur në ditët e sotme që, një vajzë të ruajë virgjërinë deri në martesë.
Mbani parasysh që të dhënat e sondazheve tona japin vetëm të dhëna fragmentare dhe nuk pretendojnë të jenë shkencore. Ato vlejnë vetëm për Tiranën dhe vetëm për shkollat që përfshihen në testimet tona.
Prindërit:
Mendoni se është e mundur ende, që vajzat ta ruajnë virgjërinë deri në martesë?
Janë pyetur 73 persona (nga të cilat 60 nëna).
32 - po
41 - jo

Adoleshentët:
Mendoni se vajzat duhet ta ruajnë virgjërinë deri në mbarim të gjimnazit?
Janë pyetur 100 gjimnazistë.
87 - jo
13 - po

Vajzave që fejohen me shkesë, u kërkohet virgjëria
Ato janë të bindura që fakti që nuk janë më të virgjëra, mund t’u rrezikojë seriozisht të ardhmen, sidomos tani që “ u ka dalë fati”. Kjo është arsyeja kryesore që përplas shumë vajza në dyert e maternitetit “Koço Gliozheni” me kërkesën për të rikthyer virgjërinë me anë të kirurgjisë gjineokologjike.
Drejtoresha e këtij materniteti, Rubena Moisiu duke i quajtur këto kërkesa një “fatkeqësi që mundon ende mentalitetin shqiptar” pohon se këto ndërhyrje nuk bëhen në maternite pasi janë të paligjshme por ajo nuk përjashton mundësinë se ato mund të realizohen në në mënyrë të fshehtë në klinika të tjera private.Po çfarë i shtyn vajzat të bëjnë këto kërkesa dhe sa të rrezikshme janë ato për shëndetin e tyre....Dikush ka hyrë shkesë që ato të fejohen, por virgjëria është kusht, në të kundërt nuk mund të jenë kurrë nuse për ta. Frika se jo vetëm do të turpërohen por do të mbesin pa burrë i detyron ato të kërkojnë të qepin cipën e virgjërisë (himeni) që tashmë e kanë humbur.Rubena Moisiu thotë se kategoria e vajzave që vijnë me këtë kërkesë, janë sidomos nga zonat rurale.“Është e vërteta që ndeshemi shpesh me kërkesa të vajzave për të qepur cipën e virgjërisë dhe unë këtë e shoh si fatkeqësi. Nuk është ajo cipë e hollë që tregon ndershëmrinë e një vajze dhe nuk e kuptoj se si mund të gjenden ende përballë presioneve të tilla”, pohon Rubena Moisiu duke theksuar se këto vajza duken përgjithësisht të traumatizuara kur vijnë kërkojnë këtë lloj ndihme. Ndërkohë ajo pohon se ligjërisht në asnjë maternitet shtetëror nuk duhet të realizohen ndërhyrje të tilla. A janë këto ndërhyrje të rrezikshme për shëndetin? Dr.Moisiu nuk i paraqet ato si traumatike. “Nuk është se qepja e cipës së virgjërisë rrezikon shëndetin. Kjo më shumë rrezikon rëndë emancipimin e shoqërisë. Është e trishtueshme të mendosh se për shumë njerëz vazhdon të mbetet tabu prishja e cipës së virgjërisë para se vajza të martohet. Në këto raste, ende fatkeqësisht nuk vlersohet njeriu por një cipë që vazhdon të mbetet simbol i ndershmërisë, por që në fakt nuk është e tillë”,- pohon Rubena Moisiu.
Flet Sabireja, ish-mamija që rindërton virgjërinë
Diku afër Pazarit të Ri ndodhet “Sabrireja” (emër i sajuar) ish mamija që iu rikthen “shpresat për të ardhmen”, vajzave që kanë humbur virgjërinë. Ajo e di që është e paligjshme ndërhyrja që bën ndaj dhe nuk tregon emrin dhe mbiemrin e saj të vërtetë. “Më vjen keq për vajzat sepse shumica e tyre nuk e bëjnë me dëshirë, por duan të martohen dhe ka nga ata djem që nuk i marrin po nuk qenë të virgjëra. Më vjen keq që djemtë e shikojnë një copë himeni si garanci për ndershmëri, po ç’ti bësh”, thotë Sabireja. Sipas saj kryesisht këto ndërhyrje janë fare të thjeshta dhe kanë një çmim shumë të lirë, pasi zgjasin vetëm pak minuta. “Për ata më të lehta që zhvillohen edhe në kushte shtëpiake marrin një shumë tepër simbolike, 1 mijë lekë të reja, ndërsa ata më të vështirat që bëhen me anestezi lokale janë më të shtrenjta dhe shkojnë deri në 10 mijë lekë të reja”, pohon ajo. Ndërkohë ish-mamija shpjegon seqë nga dita kur bëhet qepja mund të zgjasë maksimumi deri në 7 ditë. Nëse brenda këtij afati vajza nuk kryen marrëdhënie seksuale, nuk mbetet asnjë shenjë nga “virgjëria e shtirur” pasi fillojnë e bien penjtë.“Ekspertja” që i bën vajzat të duken të virgjëra thotë se në shumicën e rasteve mashtrimi ecën dhe meshkujt e kanë të pamundur që ta dallojnë që nuk kanë të bëjnë me një virgjëri të vërtetë por vetëm me një të sajuar. Epo, ndoshta e meritojnë, të mashtrohen..!
Virgjëria “teknike” dhe Virgjëria “sekondare”
Dr.Adem Harxhi

A është vajza e virgjër? Kjo pyetje i ka shqetësuar njerëzit vazhdimisht, tani më pak se më parë. Por, mos u çudisni, edhe sot, shumë burra e djem pyesin, se si mund të njihet një vajzë e virgjër. Përgjigja ime është: vetëm vajza e di nëse ka bërë seks ndonjëherë me një djalë. Thuhet se një vajzë virgjëreshë, duhet ta ketë himenin të paprekur. Sipas këtyre, po qe se natën e martesës, po qe se nuk del pak gjak në çarçafët, atëherë atë e kanë gënjyer. Kjo shkakton shumë ankth të panevojshëm. E vërteta është se shumica e nuseve nuk gjakosen.Sot, një vajzë konsiderohet virgjëreshë kur nuk ka bërë interkursë seksuale me një burrë. Kjo është një çështje personale që ka shumë rëndësi për vetë vajzën dhe shumë më pak për të tjerët.
Ç’JANË VIRGJËRESHAT TEKNIKE
Nuk është fjala për ato virgjëresha që punojnë në një nga fushat me teknologji të lartë. Jo, është fjala për ato vajza të zgjuara, që kënaqen me pak aktivitet seksual dhe që mendojnë se nuk ia vlen të rrezikosh për shtatëzani dhe sëmundje. Metoda e tyre kontraceptive është qind për qind e suksesshme, sepse ato nuk bëjnë seks. Sjellja e një vajze të tillë, mund të përmblidhet kështu: Çdo gjë pranohet me përjashtim të fundit. Ajo e lejon dashnorin e saj ta përkëdhelë, të bëjnë masturbacion reciprok, por ajo gjithmonë refuzon interkursën.Nuk i imponohem askujt të zgjedhë këtë soj virgjërie, por do të përpiqem të sjell disa argumente në favor të saj. Kjo sjellje nuk vlen për këdo. Disa herë dhe në disa rrethe shoqërore, një vajzë teknikisht virgjëreshë, nuk shihet me respekt të madh. Disa të rinj nuk kanë aq shumë vetëbesim dhe nuk janë aq të fortë sa t’i përmbahen kësaj politike. Virgjëreshat teknike, sido që të jetë, nuk janë më të preferuarat, por ato janë shumë më pak të trishtuara nga çdo shoqe e tyre në klasë të dhjetë, që mbetet shtatzënë.Edhe djemtë, mund të jenë teknikisht të virgjër. Është e qartë që ata bëjnë ato forma seksi që nuk përfshijnë interkursën vaginale. Kur puna vjen për të shkuar para, ata ndalojnë.
Virgjëreshat teknike mësojnë shumë teknika seksuale, të cilat i përdorin gjatë gjithë jetës, kur marrin dhe japin kënaqësi. Por do të thosha se këto teknika mund të mësohen në çdo moshë dhe nuk ka arsye të mësohen shumë herët.Çiftet që shoqërohen së bashku për një kohë të gjatë dhe që planifikojnë të martohen, mund ta praktikojnë virgjërinë teknike. Kur do të martohen, ata do të kujtojnë në mënyrë shumë sentimentale, përkujdesjet e tyre të vjetra e të këndshme me njeri-tjetrin.
TË JENI DHE TË DUKENI MIRË.
T’i thuash “Jo”seksit të hershëm, mund të jetë e vështirë, por është më e lehtë nga sa të jetosh me pasojat e seksit parakohe. Si mund ta shuani zjarrin e dëshirës seksuale përpara se të bëni seks?
Të rinjtë e thonë “ jo-në” e tyre me mënyrën si veprojnë, me mënyrën si bisedojnë dhe me mënyrën se si vishen.Vishni tesha që ju tregojnë të bukura por jo seksi. Tregoni se jeni vajza të reja plot hijeshi, por nuk jeni “lodra seksi” në duar të djemve. Po qe se u tregoni djemve pak mish, atyre do t’u burojnë hormonet me shumicë.Planifiko takime që nuk përfundojnë në situata të vështira. Ti e di ku do të shkosh, çfarë do të bësh dhe çfarë nuk do të bësh, që të ruash kënaqësinë e momentit.Qetësoje një bisedë që bëhet shumë e nxehtë. Mbani parasysh se pas fjalëve vijnë veprimet.Vajzat duhet të dinë se, ato që veshin ose bëjnë, tregojnë qëllimet e tyre. Duhet të jeni të kujdesshme për veshjen që është shumë e ngushtë, shumë e ulur dhe shumë e shkurtër. Ju e dini, se shokët tuaj, duke parë gjinjtë nga jakat tuaja të shqyera dhe kofshët nga fundet e shkurtra, gjithë kohën flasin për to. A dëshironi ju që shokët tuaj të flasin për këtë? Pse duhet të shikojë një vajzë që i shton hormonet, kur ai dëshiron ta shohë atë si shoqe. Një djalë dëshiron ta respektojë një shoqe, por ai ështëi distraktuar nga veshja e saj “seksi” dhe e kujton atë gjithmonë për atë të vetmen gjë.
Djemtë eksitohen nga shqisat, vajzat eksitohen nga zemrat.
Shumica e adoleshentëve që lexojnë këto shënime, me siguri, janë të virgjër. Disa mund të jenë “teknikisht” të virgjër, dhe kanë shkuar pak më përpara. Mendoj se edhe ata i lexojnë këto rreshta tamam në kohë. Ndonjë lexues mund të ketë shkuar edhe më tutje. Ndonjë vajzë e rrallë mund të ketë mbetur edhe shtatzënë. Cilido të që jetë pozicioni juaj, kurrë nuk është vonë të bëni një fillim të ri të sjelljes dhe të veprimeve tuaja.U mundova të shkruaj shumë gjëra të mira për virgjëreshat. Por dikush mund të mendojë: Këto nuk vlejnë për mua që, tashmë, jampërfshirë në marrëdhënie seksuale.Ka njerëz që mendojnë se nuk ka kthim mbrapa, kur ke shkuar shumë përpara në marrëdhëniet seksuale. Kjo nuk është e vërtetë. Kthim ka, por ai nuk është i lehtë. Çdo ditë e re, u jep të rinjve liri të reja, për të bërë zgjedhjet e tyre lidhur me aktivitetin seksual.
Ç’ËSHTËVIRGJËRIA SEKONDARE?
Të besosh se seksi nuk duhet filluar herët, edhe atëherë kur nuk e ke pasur këtë besim më parë.Virgjëria sekondare është të vendosësh t’i ndërpresësh marrëdhëniet seksuale që ke filluar, dhe ta lësh seksin për më vonë.Mos e besoni gënjeshtrën se, po e shkele një herë, nuk i kontrollon dot më impulset e tua seksuale. Nuk do të thotë se po të marrësh diçka nga çanta e një shoku, ti do të vjedhësh tërë jetën në çantat e shokëve. Nuk është e lehtë të bësh gjëra të mira, por kjo do t’u bëjë të ndjeni vetëbesim, dinjitet dhe vetëkontroll në një mënyrë që asgjë tjetër nuk ua kthen dot.Kthimi tek virgjëria sekondare është, padyshim, vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë. Të gjitha marrëdhëniet e tjera do të ndryshojnë për mirë. Ju tani do të bisedoni dhe do të qeshni lirisht. Tensioni dhe faji do të largohen nga ju.
TANI ËSHTË KOHA
Edhe pse është e pamundur të ktheheni në virgjërinë fizike të humbur, edhe pse nuk do t’i shuani dot totalisht kujtimet dheefektet anësore të eksperiencave të kaluara seksuale, ju, duke u kthyer tek virgjëria sekondare, do të keni MUNDËSI të rifitoni në mënyrë emocionale, psikologjike dhe personale respektin për seksin. Ky është avantazhi i atyre që arrijnë ta bëjnë këtë. Virgjëria sekondare ka ndihmuar shumë adoleshentë dhe të rritur, që të kthehen në gjendje seksuale të shëndetshme, si mendore ashtu edhe fizike.Keni pasur ose jo, ndonjë shqetësim në të kaluarën, mos lejoni të kaluarën të justifikojë qëndrimin tuaj në të njëjtën mënyrë. Jeni penduar ose jo për të kaluarën, tani që keni informacion të ri, llogaritni koston dhe hiqni dorë nga seksi. Mos u shqetësoni se çdo të mendojë dashnori apo dashnorja juaj e mëparshme. Vendosni të çlironi veten nga lidhjet e kënaqësisë seksuale adiktive.
PSE TË ZGJIDHNI VIRGJËRINË SEKONDARE?
Virgjëria sekondare, është çlirimi adoleshentëve nga ndjenja se janë zënë në grackë, ose janë skllavëruar nga aktiviteti seksual i hershëm.
Ja disa nga arsyet pse disa adoleshentët kanë zgjedhur virgjërinë sekondare:-“ Për një moment ishte kënaqësi, por pastaj fillova të ndjej se ai po më përdorte mua”-“Në të vërtetë u shqetësova mos infektohesha me ndonjë sëmundje infektive seksuale dhe me AIDS”
- “Sa më shumë bënim seks, aq më pak bisedonim. Më në fund u duk sikur ishim dy të huaj”-“Një shoqja ime mbeti shtatzënë, që në herën e parë që bëri seks. Kjo më bëri të mendoj mos e pësoj edhe unë kështu”
-“Pas kënaqësisë fillestare, u ndjeva jo mirë për atë dhe veten”-“Unë bëra seks vetëm se mendova që e doja me të vërtetë dhe se një ditë do të martohesha me të. Mënyra si veproi ai, më bëri të mendoj se, me të, nuk kalohet dot gjithë jeta. Seksi kurrë nuk na afroi me njëri-tjetrin”
Sa e sa adoleshentëve u sillen nëpër kokë këto mendime dhe të tjera si këto.Kurrë nuk është vonë për një ndryshim të ri. Çdo i ri që dëshiron kthimin në virgjërinë sekondare, mund ta arrijë atë nëse vendos të ndryshojë dhe të shkëputet nga zakonet e vjetra. Largohuni nga njerëzit, vendet dhe situatat që dobësojnë vetëkontrollin
ËSHTË JETA JUAJ: VENDOSNI NDRYSHIMIN
Nëse ke vendosur që virgjëria sekondare vlen për ty, ti ke hedhur një hap të madh përpara, drejt lirisë seksuale.Kjo nuk është e lehtë, sikur nuk është e lehtë të mbash një dietë nga do të heqësh ushqimin më të preferuar, ose të studiosh kur është më mirë të shikosh TV-në.
Ju mund ta bëni këtë. Zakonisht, duhen 21 ditë për të formuar një zakon të ri. Ju e keni ndërtuar një rrugë në trurin tuaj, nëpër të cilën shkoni pa u menduar. Ta ndryshonikëtë rrugë, duhet të mendoni shumë dhe të praktikoni një zakon të ri, që të shkoni në drejtim të ri


_________________
Nuk lejohen sharjet dhe ofendimet, prandaj këtu do të gjeni më të mirën[/b][b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.muzgu.your-talk.com
Moderni
moderator
moderator


Male
Age: 32 Registration date: 07/11/2008 Numri i postimeve: 15 Tirane: TIRANE
Character sheet
SONDAZH: VALUE
FREE SMS:
LAJME/GAZETA DHE TV SHQIPTARE: VALUE

MesazhTitulli: Re: RENDESIA E VIRGJERISE! Sun Feb 08, 2009 7:11 pm

"Vazhdim i temes se ADMIN"
BOX

Seks para martese? Vendimi më i mirë merret nga një njeri i stabilizuar
Shpesh flas dhe konsultoj të rinj, që kanë bërë seks me një ose më shumë partnerë. Kur janë shumë të rinj, i këshilloj të heqin dorë nga aktiviteti seksual për pak vjet dhe t’i përkushtohen rritjes së tyre.Të çdo moshe qofshin ata, u rekomandoj me insistim të përdorin seksin e sigurtë.Shumica e këtyre të rinjve ndjehen jo mirë dhe tëdëshpëruar.
Gjëja e parë që do t’u këshilloja adoleshentëve seksualisht aktivë është: Mos bëni seks nën presion. Ndonjëherë, ndodh që një vajzë të
shkojë me një të moshuar, ose me një burrë të martuar. Në këtë rast
këshilla është: Largohu menjëherë nga kjo marrëdhënie, ty po të përdorin. Burrat e martuar kurrë nuk i lënë gratë e tyre për një adoleshente, ata vetëm i përdorin ato. Ja dhe diçka tjetër që të rinjtë
e kanë vështirë ta bëjnë: Sapo fillojnë të bëjnë seks, ata e kanë të vështirë të largohen. Kjo është veçanërisht e vërtetë për vajzat. Natyrisht, këto të reja duhet të inkurajohen, të ndjekin instinktin e
tyre, dhe të kthehen mbrapsht. Të bëhen përsëri fëmije dhe të mos bëhen të përdorura. Shumë nga këto të reja, duan ta ndërpresin seksin për disa vjet, deri sa ta kuptojnë veten më mirë dhe të ndjejnë përgjegjësinë për jetën e tyre. Vendimi për të bërë seks, qoftë edhe
për një grua dhe një burrë, është një vendim personal. Sot, ideja për
të bërë seks para martesës, pranohet gjerësisht. Por vendimi më i mirë
merret nga një njeri që është i stabilizuar në karrierë, që ka të ardhura të mjaftueshme për të qenë i pavarur dhe ka atë ndjenjën e sigurisë, që të jep marrja e një profesioni. Sot mosha mesatare e martesës është rritur shumë. Djemtë martohen mesatarisht në moshën 27-vjeçare dhe vajzat në moshën 24-vjeçare. T’u kërkosh të rinjve të
mos bëjnë seks deri sa të martohen, është një këshillë që rrallë kush
do ta zbatojë. Por edhe të fillohet marrëdhënia seksuale shumë herët,
prapë nuk është mirë. Gjërat që paraqesin rrezik, lejohet të ushtrohen
në një moshë të caktuar dhe me leje (licencë). Kështu është kur nget
makinën, kur përdor alkolin, duhanin, ashtu duhet të jetë edhe kur bën
seks. Nuk lejohet një i ri, nga mosha 13 deri në 18 vjeç, të dalë në
rrugë me makinë. Kështu nuk duhet të bëjë edhe seks.
KUR DUHET TË FILLOJË JETA SEKSUALE
INTERVISTË NGA DR. ADEM XARXHI!
“21 vjeç: Pse nuk kam vendosur ende të bëj jetë seksuale...”
Të jetosh me rregulla, për shumë njerëz, është më komforte, nga sa të
rrosh me impulse. E tillë është edhe vajza që pranoi të intervistohej
për SH2-shin. Është nga Tirana, pas 4 ditësh ekzaktësisht, mbush 21
vjeç. Është e virgjër. Po e quajmë për lehtësi “Ejola”, por emri i saj
është ndryshe. Për fat të keq, nuk mundemi të japim më tepër hollësi se kaq. Ky ishte kushti i marrëveshjes sonë për të pranuar intervistën.
Ajo u vetëofrua në redaksinë tonë me një telefonatë, pas botimit të
shtunën e kaluar të historisë së një britanikeje, e cila ishte e
virgjër në moshën 105-vjeçare. Ejola na tha se e quante të rëndësishme të shpjegonte këndvështrimin e saj dhe të vajzave si ajo mbi virgjërinë. Ajo është një vajzë mbresëlënëse, e bukur, inteligjente. Na tha se duhet të flasim për vajzat e virgjëra, që e kanë zgjedhur këtë rrugë, jo nga frika, as pse janë shumë të preokupuara, por për arsye të edukimit të tyre familjar dhe fetar.Ejola, virgjëria juaj është një vendim, apo ka rrethana jetësore dhe familjare që kanë favorizuar këtë situatë? Unë nuk do t’ju kisha telefonuar në rast se do të ishte fjala për rrethana rastësore. Është vendim, sigurisht.
Pse një vendim i tillë, nëse na lejoni ?
Sepse besoj në diçka: që eksperiencat seksuale të hershme janë, zakonisht, jo perfekte. Besoj, gjithashtu,, që marrëdhënia seksuale, është më e mire kur e krijon së bashku me dikë që e do. Unë dëshiroj të rritem dhe zhvillohem brenda vetes, përpara se të përfshihem në marrëdhënie intime me dikë që do të influencojë shumë tek unë. Nuk dëshiroj që të influencohem kaq fort dhe nuk lejoj dikë tjetër të ndërhyjë në jetën time fizike dhe psikologjike, përpara se të njoh mirë veten time. Po ti pyesësh të gjitha vajzat, kur flasin për lidhjet e tyre, thonë që janë lidhur me këtë apo me atë, por në thelb janë duke kërkuar një djalë serioz dhe të përkushtuar. Mendon se ka ndonjë gjë të keqe në këtë mes? Në fakt edhe vajzat e tjera, në kërkim të princit të tyre janë, apo jo, njësoj si ti...Sigurisht që secila zgjedh vetë si ta jetojë rininë, por për mua ai seksi për stërvitje që thoni ju, më ndjeni, po më duket pak harbut. Sidoqoftë, është një alternativë, por nuk është më i miri. Siç ju thashë, preferoj të mos bëjë fare seks deri në kohën e duhur dhe me njeriun e duhur. Sipas Ejolës, cila është mosha ideale për t’u përfshirë në këtë marrëdhënie intime? Koha në të cilën virgjëreshat ndjejnë se janë gati të fillojnë seksin, nuk përcaktohet nga mosha që matet me vite, por nga vetëbesimi i tyre. Disa njerëz janë të pjekur dhe me vetëbesim në moshën 18 vjeç, të tjerë zhvillohen me ngadalë. Çdo vajzë e virgjër dëshiron të rritet plotësisht, përpara se t’ia kushtojë trupin dhe mendjen e saj bërjes së fëmijve dhe kujdesit për ta.Vajza që është shumë e interesuar për mësimet dhe aktivitetet e ndryshme, ndonjëherë është e keqkuptuar nga njerëzit. Ata do të doninqë dhe ajo ta “gëzonte rininë”. Ju shqetëson kjo? Është pak gabim që të bësh një lidhje direkte mes vajzave që duan të ruajnë virgjërinë deri në momentin e duhur dhe vajzave që janë studioze. Nuk janë domosdoshmërisht i njëjti person. Një vajzë e virgjër, thjesht dëshiron
të mos përfshihet në seks dhe ta lërë atë për më vonë, kur të ketë kohë të lirë, si për të gjitha interesat e saj të tjera. Jeta e tyre, në të
vërtetë, nuk është aq e vështirë sa mendojnë të tjerët nga jashtë.

_________________
Whisky, Rakia, Dashuria, njësoj vrasin që të tria..!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.muzgu.your-talk.com
Malda



Female
Age: 23 Registration date: 28/11/2008 Numri i postimeve: 9 Tirane: Tirana
Character sheet
SONDAZH:
FREE SMS: http://www.talksms.com/kat/000031.asp?pc=P6K3G
LAJME/GAZETA DHE TV SHQIPTARE: VALUE

MesazhTitulli: Re: RENDESIA E VIRGJERISE! Wed Feb 25, 2009 8:09 pm

SIGURISHT, QE KETU VLEN EDHE PER TE DY PALET, (MASHKULL FEMER) QE NE TE RESPEKTOJME VIRGJERINE, POR NDONJEHERE NE BIEM PRE E VULGARITETIT MASKILIST, DHE MUND TE BIEM NE PERDHUNIME, POR KJO NUK DO TE THOTE QE ESHTE VETEM FAJI I MESHKUJVE QE NE TE MOS E RUAJME VIRGJERINE, AJO SI DICKA E SHENJTE POR EDHE NA NDIHMON PER TE PATUR NJE MARREDHENIE SA ME TE MIRE DITEN E MARTESES ME PARTNERIN TONE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.muzgu.your-talk.com

RENDESIA E VIRGJERISE!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Muzgu.your-talk.com :: www.muzgu.your-talk.com -
Free forum | © phpBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | Create your blog