Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Virgjëreshë apo.... Poezi!
Sat Jul 13, 2013 4:22 am nga Admin

» Steven Seagal paditet për dyshimin e mbajtur skllave të seksit
Tue Apr 13, 2010 7:12 am nga Admin

» 9 dite sex dhe perseri e virgjer!
Sun Jan 31, 2010 2:10 am nga Admin

» Shoqëria sekrete e Masonëve në Shqipëri?
Sat Nov 07, 2009 7:03 am nga jola

» RROFTE 5 MAJI
Fri Sep 18, 2009 6:59 am nga Vrases

» MANASTIRI I ZVERNECIT
Mon Aug 24, 2009 1:14 am nga Admin

» CILI ESHTE "LUBIA" FACEBOOK!
Sat Jul 18, 2009 1:16 am nga Admin

» Vritet deputeti socialist i Roskovecit si edhe i komunes Bubullime, Fatmir Xhindi! (zona 068)
Thu Jun 11, 2009 10:27 am nga Moderni

» Sir Alex Ferguson
Sun Jun 07, 2009 5:04 am nga Admin

» nje vit pa dritan hoxhen
Mon May 25, 2009 12:34 am nga jola

Affiliates
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Affiliates
Sondazh

KONGRESI I LUSHNJES DATEN E FILLIMT TE PUNIMEVE TE TIJ E PATI ME:

13% 13% [ 6 ]
15% 15% [ 7 ]
68% 68% [ 32 ]
4% 4% [ 2 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 47


NENTORI I FESTAVE....!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Muzgu! NENTORI I FESTAVE....!

Mesazh  Admin prej Fri Nov 28, 2008 12:15 am

NGA TE GJITHE DIHET QE HISTORIA NUK NDRYSHON... DITA E 28 NENTORIT 1912 ESHTE DITA KUR PLAKU ISMAIL QEMALI NGRITI FLAMURIN TONE KOMBETAR NE QYTETIT E VLORES.

Flamuri shqiptar nga Skënderbeu tek Ismail Qemali.
Ne vend te hyrjes
Sot ata I sheh kudo si ne çdo vend, kohe dhe stine. I gjen pothuajse kudo ne: terrene sportive, Aeroporte, pika doganore, shkolla, stadiume, institucione, tryeza pune, etj. Flamuret jane keshtu simbole te nje shteti, kombi, organizate, klubi sportiv si dhe gjithashtu te nderit, lavdise ushtarake, krenarise sportive, etj. Ai nuk eshte gje tjeter veçse nje pelhure qe mbart nje trajte, nje permase nje ngjyre te caktuar, por kur vihet ne nje shtize per tu perfaqesua perçon nje kuptim te caktuar. Secili flamur ka nje histori te veçante nje “ditelindje” te tij.

Edhe flamuri yne ka ne vetvete nje histori te gjate dhe interesante, te cilen do ta zbulojme pak e nga pak ne rubrikat e ketij shkrimi. I njohur nderkohe si flamuri shqiptar, ai bashkon ne vetvete 7 milione njerez te ndare ne 5 shtete. I perbere prej shqiponjes se zeze me dy krere, me flatra te shpalosura ne menyre simentrike, brenda fushes se kuqe, ai perfaqeson modelin me autentik te flamurit te dikurshem Bizantin.

Origjina e tij
Shqiponja ka qene dikur ne periudhen e Romes antike symbol I ketij shteti. Edhe sot te dy klubet e njohura te futbollit ne Rome si: Roma dhe Lacio mbajne perkatesisht simbole antike, nga ku I pari koken e ulkonjes se kapitalit dhe I dyti shqiponjen me krahe te hapur.

Si simbol I Romes shqiponja u perdor edhe nga strateget e saj si Kaj Mari, Luç Serg Katilina, Pompeu I madh, Çezari, etj. Psh: ky I fundit perdorte si simbol te tij shqiponjen e arte te vendosur ne nje fushe te kuqe. Po keshtu veproi me stemen e Çezarit edhe I nipi Oktavian Augusti, I cili u pasua me vone edhe nga Kostandini I madh. Me ndarjen e Perandorise Romake ne vitin 395 shqiponja u transformua me dy koka, duke simbolizuar njera Perandorine e Perendimit me qender Romen dhe tjetra Perandorine e Lindjes me qender Kostandinopojen (Bizantin). Nderkohe Perendimi u pushtua nga barbaret ne vitin 476 duke humbur traditat me te vyera te antikitetit, e bashke me to edhe simbolin e tij. Ndersa Lindja (Bizanti) vazhdoi te jetoje edhe per 10 shekuj te tjere duke ruajtur kete simbol qe vinte prej “qytetit te amshuar”, (Romes). Formen dhe ngjyrat e tij, flamuri Bizantin I mori gjate sundimit te Justinianit (527-562) Perandorit me origjine Ilire. Dukej se atij I pelqente qe dy kokat e Shqiponjes ti identifikonte me vetveten dhe te shoqen, Perandoreshen Teodora. Me vone me kalimin e kohes me ane te martesave dhe dhenies se privilegjeve, Bizanti ja dhuroi simbolin Perandorak fisnikerise se kombeve, qe ishin integruar ne kete Perandori shume kombeshe si: Princave Rumune, Bullgare, Gjermane, Ruse, Serbe, Greke, Shqiptare, etj.

Kjo eshte arsyeja qe kete simbol sot e perdorin nje dyzine popujsh e shtetesh, te cilat dikur kane patur kontakte kulturore me Bizantin. Nderkohe qe ai shfaqet si simbol I kishes Ortodokse, pasardhese e drejtperdrejte e Perandorise se Lindjes, Bizantit.

Flamuri Bizantin ruhet sot ne nje nga manastiret e malit te Shenjte (Athos) ne Greqi, ne ngjyrat e tij origjinale Shqiponjen e zeze me dy koka, te vendosur ne nje fushe te arte.

Muzakajt dhe Bizanti
Nje nga njerezit me te shquar te kohes se tij ne Shqiperine e shekullit te XIV ishte edhe Princi Andrea i II-te Muzaka. Me ndihmen e Balshajve dhe aleateve te tjere te tij si: Arianitet, Matrenget, ai theu ne vitin 1370 prane Kosturit Mbretin Serb Vukashinin qe ishte zoterues I Kosoves dhe Maqedonise Perendimore (Histori e Popullit Shqiptar. Tirane 2002, fq.294). Pas kesaj fitoreje te bujshme Perandori Bizantin Joani i V-te Paleolog I konfirmoi A.Muzakes titullin e despotit (Princit), duke I dhuruar stemen Perandorake Bizantine, siç ishte shqiponja e zeze me dy krere e me yll ne mes vendosur ne nje fushe te arte. Kjo zevendesoi emblemen e hershme te Muzakajve e cila paraqiste nje burim qe shperthente nga toka dhe ndahej ne dy rrjedha, duke patur nje pishtar ne mes. Kete nderrim simbolesh humanisti shqiptar Gjon Muzaka e pasqyron keshtu ne Memorialin e tij.

“Duhet ta dini se qysh nga kohet antike stema e deres tone ka qene nje krua I gjalle I cili rridhte ne toke me dy rrjedha ne dy ane……. Pastaj kane patur shqiponjen me dy krere te kurorezuar me nje yll ne mes”. (Gjon Muzaka. Memorie. Tirane 1996. fq.24).

E pas ketij pasazhi te pare nga I njejti burim mund te permendim se ne Kishen e madhe te Frankaviles ne Otranto (Itali) ndodhet nje tjeter epitaf I gdhendur mbi pllaken e varrit te Despotit Gjon Muzaka. “I Plotfuqishmi Jezu te falet ketu Gjon Muzaka, I biri I Gjin Despotit, Zot I Myzeqese dhe I Epirit qe nga qytetit I Bizantit trashegoi shqiponjen dy krenare qe mbante ne flamur”.

Skenderbeu
Deri me sot shumica e shqiptareve mendojne se flamuri I tyre eshte flamuri I Skenderbeut, pa e ditur origjinen e tij. Edhe sot ne nuk e dime me saktesi se kur Skenderbeu perdori si simbol te shtetit te tij shqiponjen dykrenore. Njihet fakti se kete simbol ai e huazoi nga Muzakajt, duke e zevendesuar stemen qe kishte trasheguar nga I ati Gjoni. Ky I fundit perdorte si steme figuren e nje princ (burri) me floke te gjate dhe toge (Gjin Varfi, Heraldika Shqiptare. Tirane 2000, fq 27). Shqiponjen dykrenore e kane perdorur si simbol te tille edhe Arianitet, Cernojeviçet e Zetes, Lek Dukagjini, etj.

Per here te pare ne histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjen dykrenore shfaqet ne vitin 1451. Ajo paraqitet ne nje liber uratash qe ju dhurua Skenderbeut nga Alfonsi i V-te, Mbreti I Napolit me rastin e nenshkrimit te traktatit te Gaetes 26 Mars 1451. (Gj. Varfi. Heraldika Shqiptare, fq. 32). Ai ju dorezua ambasadoreve te Skenderbeut qe nenshkruan kete traktat, Peshkopit Stefan te Krujes dhe at Nikola Bergucit nga Protonoteri I Alfonsit Arrnaldo Fonoleda.

Simboli perfaqesues I shtetit te Skenderbeut del perseri ne nje katalog Venecian stemash ne vitin 1463, kur Gjon Kastrioti I biri I heroit mori titullin “Fisnik I Republikes”. (Akademia e Shkences, Historia e Popullit Shqiptar, fq.434). Po keshtu ky simbol ruhet i gdhendur ne varrin monumental te Kostandin Kastriotit, ndertuar ne vitin 1500 nga gjyshja e tij Donika, ne kishen e Shen Marise se Engjejve ne Napoli (Itali). Njelloj si ne flamur Skenderbeu e perdori shqiponjen dykrenore me krahe te ulur dhe yllin me gjashte cepa siper, edhe ne vulen e tij te madhe, te cilen e perdorte ne dokumentat zyrtare. (Historia e Popullit Shqiptar, fq.433). Nderkohe kur Kastriotet u larguan ne Itali pas vdekjes se Skenderbeut me 17 Janar 1468, ata jo vetem e ruajten simbolin e tyre por e perdoren gjeresisht ate si steme te Heraldikes se tyre.

Flamuri Shqiptar treguar sipas Eqrem Bej Vlores
.…Kaloresit e Skenderbeut (sipas Barletit) gjate fushates se tij ne Pulje, ne ndihme te mbretit te Napolit, mbanin flamuj te vegjel, te kuq me nje shqiponje te zeze dykrereshe ne mes. Shqiponja dykrereshe eshte symbol I Pushtetit Perandorak (Bizantin, Gjerman, Rus). Sundimtaret e medhenj dhe te vegjel qe u shkeputen nga Perandoria Bizantine vazhduan ta mbajne kete symbol pushteti. Keshtu mbase ka bere edhe Skederbeu. Sidoqofte ne gojedhanat e arberesheve ky kumt mbeti I gjalle. Mbi varrin e nipit te Skenderbeut ne kishen e Shen Marise se Engjejve, ne Napoli, eshte vene stema e tij: nje shqiponje Heraldike me nje yll te bardhe e vezullues pesecepash mbi te dy kreret. Midis viteve 1880-1895, Zef Skiroi e me vone Anselmio Sorekio, ne te permuajshmen e tyre arbereshe e botuan thuajse ne çdo numer, kete embleme si flamur te shqiperise, pas vitit 1900, ate e ve edhe Faik Konica ne te permuajshmen e tij Albania ne Bruksel. Ne shtator 1909 se bashku me djelmerine e qytetit (Vlores) une organizova ne shtepine time shfaqjen e drames Pirrua te Mihal Gramenos……. Ku ngrita per here te pare flamurin shqiptar…… Ne kohen e kryengritjes se malesoreve Katolike ne vitin 1911, ne Cetinje mberriten vullnetare arbereshe per tu bashkuar me kryengritesit, e qe per here te pare mbanin nje flamur kombetar……(Eqrem Bej Vlora. Kujtime, Tirane 2003, fq.313). Ngritja e flamurit vazhdon me tej, tregimin e tij Eqrem Beu (Kujtime, fq 313-314). E pra ne 28 Nentor krye objekti I dites, flamuri si siymbol I pavaresise me ate pakujdesine Shqiptaro-Lindore ishte harruar. Per me teper shumica nuk e dinte se si ishte ai , kurkush me perpara as e kishte pare, as e kishte mbajtur. Askush ne Vlore nuk kishte flamur ne shtepi. Shtetformuesit rane ne hall dhe veshtruan njeri-tjetrin te hutuar. Atehere ngrihet miku im Hydai Efendiu dhe I thote delegateve te kuvendit te Vlores se: ne dhomen e gjumit te Eqrem Beut varet ne mur nje flamur shqiptar, I futur ne nje kornize te bukur. Ismail Qemali I dha leje per ta marre dhe keshtu flamuri qe dikur Don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht ne Paris, shtegtoi ne konakun fqinj dhe ra ne duart e Ismail Qemalit, I cili ia dorezoi Murat Bej Toptanit me porosine ta varte poshte, nderkohe qe vete qendronte perpara popullit ne dritare. Mijera njerez qe ndodheshin ne Vlore u mblodhen ne kopsht duke brohoritur “Rrofte”, rrofte flamuri!.

Nje jave pas kthimit tim ne Vlore çova Murat Bej Toptanin dhe Hydai Efendiun tek Ismail Qemali, te ma kthenin ate flamur menjehere, sapo zonja Marigo Poisio, nje atdhetare e madhe demokrate ta kishte qendisur flamurin e ri.(Varri i kesaj patriote, sot ndodhet ne Manastirin "Fjetja e Hyjlindeses", ne Zvernec-Vlore; dhe bashkia tashme e ka terhequr trupin drejt Vlores)

Rrugetimi I flamurit
Don Alandro Kastrioti ishte nje Princ Spanjoll I cili sherbeu ne Diplomaci per shume vite gjate fundit te shekullit te XIX-te. Dikur nje stergjysh I tij kish qene nen mbret I Napolit. Ne vitin 1600 ky fisnik ishte martuar me Markezen Auleta te Kastrioteve te Italise. Me nje origjine te tille Don Alandroja e shpalli veten ne fillim te viteve 1900 pretendent te fronit te Shqiperise. Me famen qe gezonte, propaganden dhe mjetet financiare te shpenzuara prej tij, Alandro Kastrioti pati meriten qe e beri te njohur problemin shqiptar ne qarqet politike Europiane. Diku ne vitin 1907 Eqrem Bej Vlora, nje nga kusherinjte e Ismail Qemalit dhe njeri prej personaliteteve me te shquara te Shqiperise se gjysmes se pare te shekullit XX, pati fatin te vizitonte Don Alandron ne Paris (E.B.Vlora, Kujtime. Tirane 2003. fq.215). Takimin me kete “Personazh te çuditshem” ai e pershkruan keshtu:

“…..Don Alandro na ftoi per darke ne vilen e madhe si pallat ku na njohu me shoqerine e larte te pranishme. Pasi perfundoi darka nje sherbetor solli nje kuti kadifeje te kuqe mbi nje tabaka argjendi dhe e vendosi para don Alandros. Ai u ngrit dhe mbajti nje fjalim te bukur….. dhe pastaj hapi kutine e kadifenjte dhe nxorri prej andej nje flamur shqiptar, nje shqiponje e zeze dykrenore ne fushe te kuqe dhe ma dha mua…..”.

Pese vjet e ruajta kete flamur ne dhomen e gjumit varur me nje gozhde anash krevatit, derisa erdhi vertet dita qe kishte profetizuar don Alandroja. Krejt papritur e krejt rastesisht ky flamur u ngrit vertet si simbol I Pavaresise se Shqiperise.

Ne vend te mbylljes
Ka ardhur koha qe shume e shume probleme hipotetike qe mbart historia jone kombetare te sqarohen siç duhet. Keshtu mund te themi ne menyre te argumentuar se flamuri yne, “flamuri I Skenderbeut”, eshte trashegimi e ndikimeve romako-bizantine ne shqiperine e shekujve te kaluar. I marre ne trajten e nje difuzioni kulturor ai ruan dhe sot ngjyrat e verteta dhe formen e pergjithshme te simbolit bizantin. Vetem shqiponja eshte ridimensionuar me kalimin e kohes, duke marre nje forme me te plote e me te bukur, e cila I ka krijuar edhe origjinalitet te veçante.

Flamuri I ngritur ne menyre simbolike diten e 28 Nentorit 1912 ne Vlore, I cili kurorezoi Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise ishte flamuri I Kastrioteve, I ruajtur prej tyre gjate brezave dhe I sjelle ne Shqiperi nga Eqrem Bej Vlora, kusheriri I Ismail Qemalit.

Nderkohe qe atdhetarja demokratike zonja e respektuar Marigo Pozio e perdori si model per ta riprodhuar flamurin zyrtar te shtetit te ri, flamurin e mesiperm. Kjo eshte shkurtimisht historia e flamurit te Shqiperise simbolit tone kombetar.
[ shkruar nga Ilirian Gjika, historian]


KURSE DITA 29 NENTOR 1944, ESHTE PIKERISHT ÇLIRIMI NGA PUSHTUESIT NAZI-FASHISTE GJERMANE..

SHUME HERE NE POLITIKE NDAHEN KETO DATA; DIKUSH FESTON 28 DHE DIKUSH 29. NUK DUHET TE LEJOHET KJO NDARJE SE ESHTE TURP.![center]
[u]


Edituar për herë të fundit nga Admin në Fri Dec 05, 2008 7:43 am, edituar 1 herë gjithsej

Admin
Admin
Admin

Male
Numri i postimeve : 36
Age : 35
Tirane : TIRANË
Reputation : 0
Registration date : 17/10/2008

Character sheet
SONDAZH: VALUE
FREE SMS: VALUE
LAJME/GAZETA DHE TV SHQIPTARE: VALUE

Shiko profilin e anëtarit http://www.muzgu.your-talk.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Muzgu! Re: NENTORI I FESTAVE....!

Mesazh  Moderni prej Fri Dec 05, 2008 7:38 am

[b]NE FUND TE FUNDIT JEMI BIJTE E KETIJ VENDI, DHE KJO QEVERI TURPI DUHET TE MBAJ VENDIN E VET E KAPUR FORT PAS KARRIGEVE DHE KOLLTUKEVE TE SHTRENJTA ME DRU SUEDEZ, DHE TAPETE SIRIE... SE PER NE AS U BIE NDERMEND FARE, SIDOMOS KUR ESHTE NENTORI I FESTAVE, SEICILI E FESTON VEC E VEC, POR POPULLI POPULL MBETET, ME SAKTE NJE BAGETI, QE NGA FRYN ERA ANDEJ KTHEN KRA
HET..![b]

_________________
Whisky, Rakia, Dashuria, njësoj vrasin që të tria..!

Moderni
moderator
moderator

Male
Numri i postimeve : 15
Age : 35
Tirane : TIRANE
Reputation : 0
Registration date : 06/11/2008

Character sheet
SONDAZH: VALUE
FREE SMS:
LAJME/GAZETA DHE TV SHQIPTARE: VALUE

Shiko profilin e anëtarit http://www.muzgu.your-talk.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi